|
|
e Premte, 19 Tetor 2012 10:50 Andre Viajs Boas ka tensionuar situatën para derbin londinez mes Totenhemit dhe Çelsit, duke deklaruar se fitorja e kampionatit me Porton si skuadër e pamposhtur, ishte më e vështirë se sa fitorja e bluve në Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar.
Trajneri portugez do të ndeshet të shtunën me ish-klubin e tij për herë të që nga momenti që e shkarkuan nga detyra në sezonin e kaluar, ndërsa kjo skuadër fitoi Ligën e Kampioneve nën drejtimin e ish-asistentit të tij, Roberto Di Mateo.
Sipas Vijas Boas, suksesi evropian ishte më i lehtë për t’iu arritur sesa fitorja e kampionatit pa asnjë humbje, të cilën ai e ka realizuar me Porton në vitin 2011.
“Të fitosh çdo lloj kampionati është e vështirë, por ta mbyllësh atë pa asnjë humbje është tmerrësisht e vështirë. Cila është më vështirë, të fitosh Ligën e Kampioneve, apo të mbyllësh kampionatin i pamposhtur? Unë mendoj se është të mbyllësh kampionatin i pamposhtur”, tha trajneri i londinezëve.
Në Angli, e vetmja skuadër që ka arritur ta bëjë një gjë të tillë ka qenë Arsenali në sezonin 2003-2004, ku fitoi titullin kampion me një rekord të pabesueshëm prej 26 fitoresh e 12 barazimesh. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »