|
|
e Martë, 16 Tetor 2012 22:15 Shqipëria ka arritur të kthejë buzëqeshjen te tifozët me një paraqitje mbresëlënëse përballë Sllovenisë, në takimin e fituar 1-0 ndaj skuadrës që nuk e kishim mundur asnjëherë më përpara. Një gol i Roshit në pjesën e parë ka vendosur fatin e kësaj ndeshje, ku De Biasi fitoi bastin e tij me ndryshime të mëdha në formacion.
Tekniku italian uli në stol portierin Ujkani, mbrojtësin Dallku si dhe mesfushorin Meha, duke u dhënë hapësirë respektivisht Berishës, Agollit e Roshit. Të tre këta lojtarë janë pikërisht ato që shkëlqejnë në këtë takim, duke i dhënë këtë sukses kombëtares kuqezi. Sidomos Agolli dhe Roshi janë të jashtëzakonshëm në lojën e tyre duke krijuar rrezikshmëri të lartë për kundërshtarët.
Pas një dominimi të qartë në mbajtjen e topit, goli i avantazhit kuqezi do të vijë në minutën e 36-të me autor Roshin që çon topin në rrjetë me një gjuajtje me kokë pasi shfrytëzon më së miri një harkim nga Vila.
Kuqezinjtë krijojnë edhe shumë raste të tjera, si në pjesën e parë të ndeshjes, ashtu edhe në pjesën e dytë, duke treguar superioritet përballë kundërshtarit, ndonëse terreni i rënduar nga reshjet e shumta të shiut nuk ndihmonte aksionet e shpejta. Por goli i dytë nuk erdhi dhe takimi u mbyll me këtë fitore minimale që ringjall edhe një herë shanset e kuqezinjve të De Biasit për një renditje të mirë në grup, por sidomos shpërblen trajnerin italian për vendimin e tij për të nxjerr nga formacioni futbollistë që cilësoheshin si të padiskutueshëm.
Me këtë sukses, kombëtarja shqiptare është ngjitur në kuotën e 6 pikëve në grupin e saj dhe ndan vendin e tretë me Islandën që na mundi pak ditë më përpara. (LajmeShqip.com)
GRUPI E
Qipro-Norvegji 1-3
42’ Aloneftis / 44’ Hangeland, 82’ (p) Eliounousi, 83’ King
Islandë-Zvicër 0-2
66’ Barneta, 79’ Gavranoviç
Shqipëri-Slloveni 1-0
36’ Roshi
Renditja: Zvicër 10 pikë, Norvegji 7, Shqipëri 6, Islandë 6, Slloveni 3, Qipro 3.
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »