|
|
e Premte, 19 Tetor 2012 11:40 Federata Serbe e Futbollit është munduar në mënyrë të turpshme të mbulojë racizmin e tifozëve të saj si dhe sjelljen e lojtarëve e stafit pas përfundimit të ndeshjes mes ekipeve U-21 ndaj Anglisë, nëpërmjet një videoje në të cilën mundohet të diskreditojë lojtarin anglez Deni Rouz.
Vetëm 24 orë pasi kjo Federatë deklaroi në mënyrë absurde se në stadiumin e Krusevac nuk kishte patur thirrje raciste, ajo publikoi në “YouTube” një video të montuar për të hedhur poshtë akuzat e lojtarit të Totenhem.
Videoja e titulluar “Kë po gënjen Deni Rouz?”, tregon futbollistin në veprim gjatë takimit, pa asnjë lloj abuzimi racor ndaj tij. Por çuditërisht, ngjarjet ndalen në minutën e 76-të të takimit dhe nuk ka asnjë pamje të asaj që ndodhi në fundin e ndeshjes, ku lojtarët u goditën me mjete nga tifozët, ndërsa kishte ulërima majmunësh ndaj futbollistëve me ngjyrë.
“Deni Rouz thotë se sa herë që prekte topin, tifozët kundërshtarë bënin si majmunë. Siç e shihni në këtë video, nuk ka sjellje josportive nga tifozët”, shkruhet në shpjegimin e videos të publikuar nga Federata Serbe.
Kuptohet që kjo përpjekje e turpshme për të mbuluar faktet reale të asaj që ndodhi në stadium kanë sjellë më tepër acarim në radhët e drejtuesve të futbollit anglez, të cilët kanë kërkuar zyrtarisht nga UEFA jo vetëm të dënojë përgjegjësit, por të marrë masa të ashpra ndaj Serbisë, duke mos falur më veprimet e një tifozerie dhe një kombëtareje problematike dhe përsëritëse në incidente të këtij lloji në vitet e fundit. (LajmeShqip.com)
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »