|
|
e Premte, 19 Tetor 2012 08:40 Kriza ekonomike në Greqi ka goditur rëndë edhe futbollin, sidomos atë amator, ku edhe më parë financimet kanë qenë të ulëta. Si rrjedhojë, një klub i vogël i Larisës, Voukefala, i është drejtuar për ndihmë shtëpive publike të qytetit, duke siguruar sponsorizim prej tyre.
Që nga fillimi i sezonit, lojtarët veshin fanella ngjyrë rozë që mbajnë emrat e “Vila Erotika” dhe “Shtëpia e Historisë së Soula”, emrat e dy bordellove që janë kthyer në sponsorët kryesorë të ekipit dhe që e mbështetin atë financiarisht për të siguruar mbijetesën.
Pronarja e bordellos “Shtëpia e Historisë së Soula”, Soula Alevridou, ka treguar për “AP” se ka paguar rreth 1 mijë euro për të vendosur emrin e biznesit të saj në fanella, por Federata Greke ka vendosur të mos lejojë skuadrën t’i përdorë ato, pasi mendon se një sponsorizim i tillë është i papërshtatshëm për tifozët e rinj, edhe pse prostitucioni është i legalizuar në Greqi.
Klubi kërkon rreth 10 mijë euro në vit për të mbijetuar dhe për të mbuluar shpenzimet, ndërsa pronarja e bordellos ka premtuar se do t’i sigurojë këto para, pasi ka pasion për futbollin. Për më tepër, 63 vjeçarja Alevridou, ndjek çdo ndeshje të skuadrës e shoqëruar nga dy “punonjëse” të saj, ndërsa u ka premtuar lojtarëve se në rast fitoreje, kanë të garantuar “argëtim të veçantë”.
Por lojtarët e Voukefalas nuk e kanë marrë vesh ende për cilin lloj argëtimi bëhet fjalë, pasi kjo skuadër ka humbur katër ndeshje radhazi. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »

