|
|
e Martë, 16 Tetor 2012 22:36 Ndeshjet e zonës evropianë për kualifikueset e Botërorit 2012 kanë dhuruar disa rezultate të bujshme, kryesisht nga skuadrat e mëdha të kontinentit. Padyshim rezultati që do të diskutohet më shumë është barazimi 4-4 mes Gjermanisë dhe Suedisë.
Gjermanët dukej se kishin fitoren të sigurt, pasi në minutën e 59-të të sfidës, rezultati ishte 4-0 për ta. Por suedezët përfitojnë nga përgjumja e skuadrës së Joakim Lëv për të shënuar 4 herë në portën gjermane, ku golin e fundit e realizoi Elm në minutën e 92-të, për të siguruar një barazim të paparashikuar.
Në barazim është ndarë edhe sfida mes Spanjës dhe Francës, më e pritura e kësaj nate. Spanjollët kanë dominuar, por kanë shënuar vetëm një gol në pjesën e parë me Serxho Ramos, ndërsa Fabregas ka humbur mundësinë për të dyfishuar rezultatin duke gabuar një 11-metërsh. Ndërkohë, francezët që luajtën thuajse gjatë gjithë kohës në kundërsulm, kanë gjetur barazimin në sekondat e fundit të kohës shtesë të ndeshjes, falë Olivier Zhirud.
Një rezultat i pritshëm ishte fitorja e Italisë 3-1 ndaj Danimarkës, ndonëse të kaltërve u është dashur të vuajnë shumë pasi kanë mbetur me një lojtar më pak për një pjesë loje për shkak të kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi Osvaldo. Një fitore bindëse ka qenë edhe ajo 4-1 e Holandës në fushën e Rumanisë, për të vulosur edhe më tepër kryesimin e padiskutueshëm në grupin e saj.,
Është shtyrë për nesër takimi mes Polonisë dhe Anglisë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë përmbytur stadiumin ku do të luhej kjo ndeshje. (LajmeShqip.com)
Botërori 2014 / Zona e Evropës
GRUPI A
Kroaci-Uells 2-0
27’ Manxhukiç, 57’ Eduardo
Maqedoni-Serbi 1-0
59’ (p) Ibraimi
Belgjikë-Skoci 2-0
69’ Benteke, 71’ Kompani
Renditja: Belgjikë 10 pikë, Kroaci 10, Serbi 4, Maqedoni 4, Uells 3, Skoci 2.
GRUPI B
Çeki-Bullgari 0-0
Itali-Danimarkë 3-1
33’ Montolivo, 37’ De Rosi, 54’ Baloteli / 45’ Kvist
Renditja: Itali 10 pikë, Bullgari 6, Çeli 5, Armeni 3, Danimarkë 2, Maltë 0.
GRUPI C
Ishuj Faroe-Irlandë 1-4
68’ Hansen / 46’ Uilson, 53’ Uolters, , 73’ (ag) Justinusen, 88’ O’Dia
Austri-Kazakistan 4-0
23’, 64’ Janko, 71’ Alaba, 90’ Harnik
Gjermani-Suedi 4-4
8’, 15’ Klose, 39’ Mertesaker, 56’ Ozil / 62’ Ibrahimoviç, 64’ Lustig, 76’ Elmander, 90’+3’ Elm
Renditja: Gjermani 10 pikë, Suedi 7, Irlandë 6, Austri 4, Kazakistan 1, Ishujt Faroe 0.
GRUPI D
Andorra-Estoni 0-1
57’ Oper
Rumani-Holandë 1-4
41’ Marica / 9’ Lens, 29’ Indi, 44’ (p) Van Der Vart, 86’ Van Persi
Hungari-Turqi 3-1
31’ Koman, 50’ Szalai, 57’ (p) Gera / 22’ Erdinç
Renditja: Holandë 12 pikë, Hungari 9, Rumani 9, Turqi 3, Estoni 3, Andorra 0.
GRUPI F
Rusi-Azerbajxhan 1-0
84’ (p) Shirokov
Izrael-Luksemburg 3-0
13’, 48’ Hemed, 35’ Ben Basat,
Portugali-Irlandë V. 1-1
79’ Helder Postiga / 30’ MekGin
Renditja: Rusi 12 pikë, Izrael 7, Portugali 7, Irlandë e Veriut 2, Azerbajxhan 1, Luksemburg 1.
GRUPI G
Letoni-Lihtenshtejn 2-0
29’ Kamesh, 77’ Gauraçs
Bosnje H.-Lituani 3-0
28’ Ibisheviç, 34’ Xheko, 40’ Pjaniç
Sllovaki-Greqi 0-1
63’ Salpingidis
Renditja: Bosnje Hercegovinë 10 pikë, Greqi 10, Sllovaki 7, Lituani 4, Letoni 3, Lihtenshtejn 0.
GRUPI H
Ukrainë-Mali i Zi 0-1
45’ Damjanoviç
San Marino-Moldavi 0-2
73’ (p) Dadu, 78’ Epureanu
Poloni-Angli e shtyrë
Renditja: Angli 7 pikë, Mali i Zi 7, Poloni 4, Moldavi 4, Ukrainë 2, San Marino 0.
GRUPI I
Bjellorusi-Gjeorgji 2-0
6’ Bresan, 28’ Dragun
Spanjë-Francë 1-1
25’ Ramos / 90’+4’ Zhirud
Renditja: Spanjë 7 pikë, Francë 7, Gjeorgji 4, Bjellorusi 3, Finlandë 1.
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »