|
|
e Mërkurë, 17 Tetor 2012 08:40 Brazili ka arritur të kthejë me këmbë në tokë Japoninë e cila pak ditë më parë mundi në një miqësore Francën. “Seleçao” ka shkëlqyer përballë aziatikëve në ndeshjen miqësore të luajtur në Vroclavë, në Poloni, duke e mbyllur atë me rezultatin 4-0.
Paulinjo ka hapur serinë e golave në minutën e 12-të falë një kundërsulmi, ndërsa më pas ishte Neimar që dyfishoi shifrat me një goditje nga pika e bardhë e penalltisë. Ylli i Santos shënon edhe golin e dytë personal pas pushimit të takimit, ndërsa Kaka vulosi rezultatin përfundimtar me golin e katërt, përsëri pas një tjetër kundërsulmi.
Duhet theksuar se Kaka ka filluar të kthehet një futbollist të rëndësishëm për kombëtaren braziliane, pasi është përshtatur menjëherë me skemën 4-2-3-1, ku bashkë me Oskar e Hulk kanë për detyrë t’i krijojnë kushtet Neimar që të depërtojë në mbrojtjen kundërshtare. Duke parë shpejtësinë dhe talentin e yllit të Santos, trajneri Menezes ka vendosur që ta përdorë atë shpesh si sulmues të vetëm, duke kthyer në gjysmësulmues një “pykë” të mirëfilltë si Hulk. (LajmeShqip.com)
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »