|
|
e Premte, 19 Tetor 2012 13:20 Arsenal ka vendosur të bëjë një ofertë prej 18 milionë eurosh për blerjen e Adrian Lopez nga Atletiko Madrid sapo të hapet merkato e janarit.
“Daily Mail” insiston se Venger dëshiron medoemos të blejë një tjetër sulmues për të zëvendësuar Robin Van Persin, pasi asnjë prej lojtarëve që ka në dispozicion në repartin e avancuar nuk ka karakteristikat e holandezit dhe nuk i shërben lojës së ekipit në pozicionin e tij.
Kjo është arsyeja pse që në këtë fundjavë, disa përfaqësues të klubit do të jenë të pranishëm në Madrid për të ndjekur nga afër lojtarin duke luajtur kundër Real Sociedad, për t’u bindur përfundimisht për vlerat e tij. Venger ka pranuar se roli i qendërsulmuesit nuk është më i përshtatshmi as për Olivier Zhirud e as për Gervinjo, ndaj i duhet medoemos një lojtar tjetër.
Venger ka në dispozicion rreth 40 milion euro për merkaton e janarit, ndërsa mendon që pjesën më të mirë të këtyre parave t’i shpenzojë për të sjellë një sulmues cilësor në radhët e londinezëve.
Nëse Atletiko Madrid do të vendosë të mos shesë futbollistin, atëherë interesimi i “topçinjve” do të kthehet nga Fernando Lorente i Atletik Bilbao, ose Stevan Jovetiç i Fiorentinës, por ky i dyti ka një çmim të lartë, rreth 30 milionë euro. (LajmeShqip.com)
Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës
Klubi gjerman vendos çmimin 5 euro për dy stërvitjet e para të spanjollit në “Allianz Arena” për të ndihmuar zonat e përmbytura
lexo më shumë »Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia
Suksesi 4-3 i italianëve çon skuadrën evropiane në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »