|
|
e Hënë, 23 Korrik 2012 12:32 Kombëtarja Olimpike e futbollit të Brazilit ka vendosur që të qëndrojë larg “tundimeve” të Fshatit Olimpik, sipas asaj që raportoi vetë trajneri Mano Menzes.
Ky ekip i ri është nën trysninë e kërkimit të një medalje të artë për herë të parë në Olimpiadë, ndërsa trajneri mendon se ka më shumë shanse për ta bërë një gjë të tillë nëse ekipi qëndron në një hotel të izoluar në zonën e Hertfordshair, jashtë kryeqytetit anglez.
“Këtu ka shumë tundime”, tregoi ai para gazetarëve, ndërsa skuadra po kryente një vizitë në Fshatin Olimpik për të parë ambientin dhe për të blerë suvenire.
“Disa nga lojtarët si Neimar apo edhe të tjerë, kanë qenë në qendër të vëmendjes nga shumë atletë të tjerë, por ne kemi ardhur këtu për të punuar seriozisht dhe kemi shumë për të bërë”, shtoi trajneri brazilian.
20 vjeçari Neimar është një nga yjet më të mëdha të kësaj kombëtareje dhe aktualisht të futbollit botëror, gjë që ka sjellë një interesim të jashtëzakonshëm qoftë edhe për stërvitjet e ekipit olimpik brazilian, të cilat zhvillohen në kompleksin e Arsenalit në veri të kryeqytetit anglez.
Brazili, në fazën në grup të Lojërave Olimpike, do të ndeshet me Egjiptin, Bjellorusinë dhe Zelandën e re, ndërsa shihet si pretendent kryesor për medaljen e artë.
“E dimë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Sigurisht që kërkojmë fillimisht zonën e medaljeve, pra të arrijmë në gjysmëfinale, më pas finalen. Por e përsëris që kemi shumë punë për të bërë para se të arrijmë aty”, deklaroi Menezes. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »