|
|
e Martë, 25 Shtator 2012 21:53 Juventus nuk ka mundur të sigurojë më shumë se një barazim pa gola në fushën e Fiorentinës, në takimin e parë të javës së 5-të të Serisë A. Në ndeshjen mes dy skuadrave dhe tifozerive që urrejnë maksimalisht njëra-tjetrën, kampionët e Italisë nuk janë shfaqur në nivelin e tyre të zakonshëm dhe si rrjedhojë janë larguar të lumtur nga Firence me barazimin e siguruar.
Konte dhe Karrera kishin vendosur për një tjetër rotacion, duke lënë jashtë Vuçiniç për të aktivizuar titullar Kualjarelën si dhe Markizio duke aktivizuar Xhakerinin. Por skema nuk funksionon siç duhet pasi bardhezinjtë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në rrjetën e ndërtuar nga Montela. Për më tepër, është Fiorentina që i afrohet më shumë golit në pjesën e parë me anë të Jovetiç që godet traversën.
Në një ndeshje mjaft të luftuar por pa shumë raste, skuadrat dhuruan një pjesë të dytë të kënaqshme, ku përsëri ishte Fiorentina që krijoi drithërima në portën e Bufon me anë të kapitenit Paskual, i cili me një goditje me kokë dërgon topin ngjitur me shtyllën. Por goli mungon dhe të dy skuadrat duhet të kënaqen me nga një pikë.
Kuptohet që Juventus vazhdon kryesimin në renditjen e kampionatit, ku mund të arrihet të mërkurën nga Napoli. Ndërsa për Fiorentinën ky barazim është një ndihmë më shumë për moralin e kësaj skuadre që dëshiron të kthehet përsëri protagoniste mes të mëdhenjve të futbollit italian. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »