|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 20:30 Fiorentina ka refuzuar të ketë një marrëveshje paraprake me Mançester Sitin rreth të ardhmes të sulmuesit malazez Stevan Jovetiç. Futbollisti u fol se ishte shumë pranë kalimit te klubi anglez apo Juventus, me të dy palët që kërkonin me ngulm të siguronin shërbimet e 22 vjeçarit. Drejtori sportiv, Daniele Prade, hodhi poshtë zërat edhe për një transferim të mundshëm në janar.
“Sa do të jetë klauzola e largimit të Jovetiç? Unë dua të mbyll këtë çështje një herë e përgjithmonë. Ajo që do të bëjmë, do të jetë transparente për të gjithë. Ndaj kur të ketë lajme për kontratën e re të Joivetiç, ne do ta bëjmë atë në rrugë zyrtare”, tregoi Prade për “La Nazione”.
“Një parakontratë me Mançester Sitin? Familja Dela Vale ka marrëdhënie të shkëlqyera me Sitin por nuk ka marrëveshje paraprake me askënd. Jo-Jo është lojtari ynë dhe do të vazhdojë të qëndrojë këtu të paktën deri në fundin e këtij sezoni”.
Por drejtori teknik, Eduardo Macia, la një shteg të hapur për largimin e malazezit, duke pranuar se një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen.
“Do të jetë shumë e vështirë që Fiorentina ta mbajë atë përgjithmonë, ai është një lojtar i madh i cili me shumë mundësi do të përfundojë duke luajtur për një klub tjetër. Për ne, situata e tij është e njëjtë me atë të Stiven Xherard te Liverpuli. Gjatë kësaj vere vendosëm se Jovetiç nuk do të shitej, pavarësisht ofertës së Juventusit, gjë të cilën ai e kuptoi shumë mirë”. (LajmeShqip.com)
Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »Borusia jep 150 mijë euro për lojtar nëse fiton Champions
Por lojtarët e Bajern kanë siguruar që tani 200 mijë euro vetëm se kanë mbërritur në finale
lexo më shumë »Lampard: Nuk u bëra asnjëherë mik me Benitez!
Mesfushori pranon se ka kaluar 6 muaj të vështirë nën drejtimin e trajnerit spanjoll
lexo më shumë »San Antonio i mbijeton Memfis në kohën shtesë
Teksanët çojnë në 2-0 avantazhin e tyre në serinë finale të Konferencës së Perëndimit
lexo më shumë »“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »