|
|
e Mërkurë, 01 Shkurt 2012 17:30 Torsten Fink, ish-trajneri i Bazelit, ka deklaruar se Xherdan Shaqiri do të përshtatej në mënyrë perfekte me Bajern Mynih. Fink, tani trajner i Hamburgut në Bundesligë, ka qenë futbollist i bavarezëve për 6 vite, në sezonet e suksesshme 1997-2003.
Ai mendon se mesfushori kosovar, të cilin e ka stërvitur për dy vite në radhët e ekipit zviceran, do të shkëlqente në radhët e gjigandëve gjerman.
“Xherdani është një lojtar i ri i jashtëzakonshëm i cili ka aftësi driblimi të shkëlqyera”.
“Ai ishte pjesëmarrës në Kupën e Botës në moshën 17 vjeçare. Ai mund të kthehet në idhull nëse i bashkohet Bajernit të Mynihut. Thjesht prania e tij fizike do të mjaftonte”.
“Ai është i trupvogël, ashtu si Biksent Lizarazu dhe duket si një nga Breshkat Ninxha. Por ai është një djalë i shkëlqyer”, ishte komenti i Fink për mediat gjermane.
Shaqiri u kërkua gjatë merkatos së janarit nga Gallatasaraj dhe Zeniti, por ai preferoi të mbyllte sezonin te Bazel dhe të priste për një transferim te një nga ekipet e mëdha evropiane që e kërkojnë.
Jo rastësisht, drejtuesit e Bajernit kanë filluar që tani bisedimet për të siguruar shërbimet e tij. Ata do të kenë mundësinë ta shohin nga afër mesfushorin me 22 shkurt, kur të udhëtojnë drejt Zvicrës për t’u ndeshur pikërisht me Bazelin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »