|
|
e Mërkurë, 03 Tetor 2012 15:01 Aleks Ferguson është i bindur se pika më e fortë e skuadrës që drejton është sulmi. Trajneri i Mançester Junajtid ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e Uejn Runit dhe Robin Van Persit në ndeshjen kundër rumunëve të Kluj, ku dyshja ishte protagoniste në të dy golat me anglezin që jepte pasimet dhe holandezin që dërgonte topin në rrjetë.
“Forca e kësaj skuadre qëndron në repartin e avancuar. Pasimi dhe finalizimi i golit të dytë ishin njëlloj të shkëlqyer. Ishte një finalizim perfekt nga Van Persi por edhe Uejn dha një pasim të jashtëzakonshëm. Mendoja se topi ishte larg, por Robin e arriti në kohë për ta dërguar në rrjetë”.
Pavarësisht lëvdatave për dyshen e sulmit, Ferguson nuk dëshiron të përfshihet në debat nëse kjo është dyshja më e mirë e sulmit për Junajtid apo jo, duke insistuar se ka shumë alternativa përpara.
“Është shumë e vështirë të thuhet nëse ky është në partneritet i duhur apo jo. Mendoj se ka kombinime mes shumë lojtarësh të ndryshëm për sulmin”, shtoi ai, duke vlerësuar në fund edhe punën e bërë nga repartet e tjera, sidomos nga portieri De Gea i cili shpëtoi portën në momentet e vështira të minutave të fundit.
“Jam i kënaqur me mbajtjen e topit dhe përqendrimi i skuadrës ishte ai i duhuri. Përveç rastit të golit, arritëm të mbroheshim mirë dhe De Gea bëri një pritje të shkëlqyer në minutat e fundit. Ndaj unë duhet të jem i kënaqur me këtë ndeshje, pasi të fitosh jashtë fushe në Evropë është gjithmonë diçka e mirë”, tha trajneri i Mançester Junajtid. (LajmeShqip.com)
Milani në Champions mes polemikave
Kuqezinjtë 2-1 me dy gola në minutat e fundit ndaj Sienës, por ka debat për penalltinë e golit të barazimit
lexo më shumë »Arsenali siguron Ligën e Kampioneve
“Topçinjtë” marrin vendin e katërt pas fitores 1-0 ndaj Njukasëll. Supergoli i Beil nuk shmang zhgënjimin e radhës për Totenhem
lexo më shumë »Zyrtare: Ançeloti kërkon të shkojë te Real Madrid!
Pas mbledhjes me trajnerin italian dhe pronarin e klubit parisien, Leonardo konfirmon kërkesën e largimti të Ançelotit
lexo më shumë »Dani Pedrosa triumfon në Le Mansh
Spanjolli dominon në pistën franceze në një garë argëtuese të ndikuar nga asfalti i lagur
lexo më shumë »Çelsi bëhet gati të largojë Torres
Klubi londinez është gati të përballet me humbjen e rreth 30 milion paund duke e larguar gjatë verës
lexo më shumë »