|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 10:01 Aleks Ferguson e ka cilësuar Patris Evra si një “ushtar të përkushtuar” për Mançester Junajtid, por nuk ka ngurruar të theksojë se edhe për mbrojtësin e majtë ka ardhur koha të luftojë për vendin në formacion. Kjo është arseja pse klubi ka blerë Aleksander Butner, në mënyrë që të sigurojë sa më shpejt një zëvendësues të denjë për 31vjeçarin.
“Ne duhet të mbrojmë të ardhmen dhe kjo është e kuptueshme. Evra është 31 vjeç dhe Aleks vjen këtu për ta sfiduar për vendin në formacion. Askush nuk ka luajtur më shumë se Evra në 5 vitet e fundit, ai ka luajtur edhe i dëmtuar”, tha trajneri skocez, i cili deri tani e ka cilësuar si të paprekshëm futbollistin francez.
Por Evra nuk do të jetë i vetmi që do të luftojë për një vend në formacion, pasi Ferguson ka lëshuar një paralajmërim edhe për lojtar e sulmit, ku edhe i “paprekshmi” Runi rrezikon vendin pas mbërritjes së Van Persit.
“Jam shumë i lumtur për praninë e tij, ai është një lojtar shumë i mirë dhe pres me padurim që ta hedh në fushën e lojës që nga minuta e parë. Gjëja më e rëndësishme është që t’i sjellë diçka të re skuadrës tonë. Numri i golave të shënuar në sezonin e kaluar ishte fantastik, shpresojmë që ta përsëritë një gjë të tillë për skuadrën tonë, do të na jepte një avantazh më shumë”, tha Ferguson për sulmuesin që bleu nga Arsenali për 24 milion paund. (LajmeShqip.com)
Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »San Antonio dominon ndaj Memfis në finalen e parë
Teksanët fitojnë pa vështirësi 105-83 në sfidën e parë ndaj debutuesve të finales së Konferencës
lexo më shumë »