|
|
e Shtunë, 04 Gusht 2012 11:40 Majkëll Felps po planifikon të festojë fundin e karrierës së tij si notar duke udhëtar drejt Afrikës së Jugut për të “jetuar” mes peshkaqenëve, bashkë me rivalin tij Çad Le Klo.
Pasi mundi pikërisht Le Klo në finalen e 100 metrave flutur, duke u hakmarrë për fitoren e notarit nga Afrika e Jugut në atë të 200 metrave të të njëjtit stil, Felps ka pranuar ftesën e rivalit të tij për të bërë zhytje me kafaz mes peshkaqenëve, sapo të dy të përfundojnë detyrimet me sponsorët pas Lojërave Olimpike.
“Kemi folur rreth kësaj gjëje, pasi unë vazhdoja t’i tregoja se sa shumë dëshiroja të zhytesha mes peshkaqenëve. Tani kemi vendosur që të shkojmë të dy në Afrikën e Jugut për të bërë zhytje me kafaz mes peshkaqenëve”, tregoi Felps për miqësinë e re me notarin 20 vjeçar që garon për herë të parë në Lojërat Olimpike.
Familja Le Klo jeton në Durban, në bregun lindor të Afrikës së Jugut, po ka bërë plane që tani që të zhvendoset në Kejp Taun, në bregdetin e të cilit zhvillohet zhytja me kafaz mes peshkaqenëve të bardhë.
“Më kujtohet që kam ndjekur Majkëll në televizion gjatë Lojërave Olimpike në Athinë dhe isha një fëmijë. Të më jepet rasti të garoj kundër tij dhe ta njoh atë nga afër është diçka e pabesueshme. Ai ka bëra gjëra të pabesueshme në këtë sport, është një legjendë”, tregoi Le Klo i cili tani po pret me padurim përfundimin e Lojërave Olimpike që të shkojë të zhytet mes peshkaqenëve me notarin që ka marrë pikërisht nofkën “peshkaqeni”. (LajmeShqip.com)
Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »Barcelona fillon të kërkojë zëvendës për Vilanovan
Vizitat e herëpashershme në Nju Jork të trajnerit aktual shtojën dyshimet rreth të ardhmes
lexo më shumë »Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »