|
|
e Diel, 08 Korrik 2012 19:32 Roxher Federer ka treguar se bari i fushës qendrore të Uimbëlldon është kthyer praktikisht në atë të kopshtit të shtëpisë së tij, pasi ka siguruar fitore e 7-të të turneut prestigjioz anglez. Falë një paraqitje të jashtëzakonshme, ai ka mundur Endi Marrei në katër sete: 4-6, 7-5, 6-3, 6-4 në 3 orë e 24 minuta lojë.
Falë këtij suksesi, zvicerani ka arritur Pit Sampras e Uilliam Rensho në majën e klasifikimit të turneut britanik dhe pas dy vitesh, gjen përsëri edhe vendin e parë në renditjen botërore.
Para dhjetëra tifozësh VIP që kishin ardhur për të parë këtë ndeshje historike (mes të cilëve gjysma e familjes mbretërorë angleze), Marrei tregohet i shkathët duke fituar setin e parë dhe duke dhënë përshtypjen se mund të bëhet britaniku i parë që fiton këtë turne pas 76 vitesh mungesë.
Por në setin e dytë është zvicerani që kundërpërgjigjet me disa nga gjuajtjet e tij më spektakolare duke arritur të vendosë barazpeshën. Më pas, protagonist bëhet edhe shiu që ndërpret ndeshjen për rreth 30 minuta, derisa mbyllet edhe çatia e fushës qendrore dhe luhet në ambient të mbyllur nën dritën e projektorëve.
Që nga ai moment, loja flet thuajse gjithmonë për Federer që tregohet i vëmendshëm ndaj çdo gabimi të skocezit duke treguar pikë pas pike se e meritonte fitoren e këtij turneu. Në fund, shumë lot për zviceranin që shtrihet në tokë i emocionuar, nën duartrokitjen e publikut që e ka idhull pasi e ka parë shumë shpesh të korrë suksese të jashtëzakonshme në këtë turne.
Suksesi i 7-të në Uimbëlldon, i 17 në Grand Slem, i sjell vendin e parë në renditjen botërore, asht siç kishte premtuar dy vite më parë, kur dukej drejt pensionit dhe pakkush besonte se mund të kalonte më emra si Xhokoviç e Nadal. (LajmeShqip.com)
Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »