|
|
e Hënë, 16 Korrik 2012 12:30 Roxher Federer ka arritur të thyejë një tjetër rekord të tenisit, duke u bërë me 287 javë, tenisti që ka qëndruar më shumë në majën e klasifikimit botëror ATP. Falë suksesit të arritur në Uimbëlldon një javë më parë, ai është rikthyer në majën e klasifikimit botëror pas dy vitesh mungesë, duke kaluar legjendarin Pit Sampras, i ndalur në 286 javë kryesim gjatë karrierës së tij.
Federer, që mban dhe vendin e parë në botë për Grand Slam të fituar, 17 të tillë, vazhdon të mbetet një nga personazhet më modest të botës së sportit. “Nuk jam tenisti më i madh i të gjithë kohërave. Është e pamundur të krahasohesh me lojtarë që kanë jetuar në epoka të tjera”, ishin fjalët e tij pak ditë më parë.
Por numrat kurorëzojnë mbretin Federer që ka lënë pas Pit Sampras (286), Ivan Lendl (270) dhe Xhim Konors (268), të gjithë legjenda të këtij sporti. “Jam krenar që kam thyer rekordin e Sampras. Ai ka qenë idhulli im në fëmijëri dhe e kam admiruar gjithmonë. Synoja gjithmonë të ngjitesha në majën e klasifikimit botëror por nuk shpresoja të kthehesha kaq shpejt aty”, deklaroi Federer.
Objektivi i radhës i zviceranit është një medalje e artë në Olimpiadën e Londrës në garën individuale, pasi ai arriti katër vite më parë të siguronte vendin e parë në podium në garën në çift. Më pas, objektiv mbetet arritja e Andre Agasi, i cili mban rekordin si më “plaku” në majën e klasifikimit botëror, pasi ka qëndruar aty deri në moshën 33 vjeç e 131 ditë. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »