|
|
e Shtunë, 28 Korrik 2012 10:01 Kapiteni i Çelsit, Xhon Terri, do të hetohet për sjellje raciste ndaj Anton Ferdinand, por këtë radhë jo nga një gjyq civil, po nga komisionet disiplinore në Federatën Angleze të Futbollit.
Kur mendohej se çështja kishte marrë fund, pasi futbollisti u shpall i pafajshëm në një gjyq civil, Federata Angleze ka vendosur të rihapë çështjen pas konsultimeve ligjore me partnerë të jashtëm.
“Federata Angleze ka filluar procedurat ndëshkimore ndaj kapitenit të Çelsit, Xhon Terri, i cili akuzohet për përdorimin e fjalëve abuzive ose/dhe fyerjeve ose/dhe sjelljes së papërshtatshme ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand. Dyshohet se këtu përfshihet edhe një referencë ndaj origjinës etnike ose/dhe ngjyrës dhe racës së Ferdinand”, shkruhej në lajmërimin e Federatës Anglezë.
Akuza u hodh poshtë menjëherë nga futbollisti i përfaqësueses angleze, i cili deklaroi se do të mbrohej ashtu siç kishte bërë në gjyqin civil.
“Unë i hedh poshtë akuzat dhe do të kërkoj të kem mundësinë të dal para komisionit për një seancë dëgjimore personale”, tha lojtari të cili iu hiq shiriti i kapitenit të Anglisë për shkak të kësaj çështje. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Murinjo ikën nga Reali në qershor
Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez, konfirmon zërat që qarkullonin prej kohësh në media
lexo më shumë »Skolari: Neimar do të shkëlqejë te Barça!
Trajneri i Brazilit e bën fakt të kryer transferimin e sulmuesit në radhët e katalanasve
lexo më shumë »Urdhri i fundit i Ferguson: Mos më quani më “Shefi”!
Trajneri u ka dhënë lojtarëve këtë urdhër të fundit kur u tregoi se do të largohej në fund të sezonit
lexo më shumë »Montela ironizon Milanin: Gjuajnë penalltitë më mirë se ne!
Trajneri i Fiorentinës nuk kapërdin lehtë faktin se si kuqezinjtë fituan në minutat e fundit ndaj Sienës
lexo më shumë »Barcelona vazhdon ndjekjen e 100 pikëve të Murinjos
Katalanasit zhvillojnë festën e titullit pas fitores 2-1 ndaj Vajadolid, ndërsa mbeten dy fitore larg rekordit të madrilenëve
lexo më shumë »