|
|
e Martë, 28 Gusht 2012 08:01 Dështon hakmarrja e Atletik Bilbao ndaj Atletiko Madrid, në takimin mes dy skuadrave të vlefshëm për javën e dytë të kampionatit spanjoll. Përsëritja e finales së Europa League të sezonit të kaluar është mbyllur me një tjetër fitore të madrilenëve, këtë radhë 4-0.
Radamel Falkao ka qenë përsëri protagonisti absolut i këtij takimi duke shënuar 3 herë në portën kundërshtare, për të vërtetuar se në kampionatin spanjoll ekziston një tjetër golashënues i pandalshëm përveç Mesit e Kristiano Ronaldos. Kolumbiani ka shënuar në minutat 20, 42 dhe 58, për të mbyllur praktikisht i vetëm takimin, ndërsa Tiago, i aktivizuar si zëvendësues në minutat e fundit, arriti të shënonte golin e katërt për të mbyllur ndeshjen.
Kjo fitore çon Atletiko Madrid në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve të para, ndërsa aktualisht, Atletiko Bilbao gjendet në vendin e fundit në renditje pasi në dy ndeshje ka dy humbje si dhe ka pësuar 9 gola. (LajmeShqip.com)
Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »