|
|
e Premte, 31 Gusht 2012 22:05 Radamel Falkao ka treguar se është një nga sulmuesit më në formë aktualisht në botë me një paraqitje spektakolare, duke ndihmuar me tre golat e tij skuadrën e Atletiko Madrid të fitojë Superkupën e Evropës përballë Çelsit në suksesin 4-1.
Pasi ndihmoi ekipin spanjoll në sezonin e kaluar të fitonte Europa League me 12 golat e tij, sulmuesi kolumbian ka qenë fantastik edhe në ndeshjen e luajtur në Monako, duke i treguar fituesve të Ligës së Kampioneve që kishin gabuar që nuk kishin siguruar shërbimet e tij gjatë merkatos së verës kur për disa javë e cilësuan si një përforcim të mundshëm.
Falkao ka masakruar thuajse i vetëm mbrojtjen e Çelsit në pjesën e parë, duke qenë vdekjeprurës me tre gola të shënuar në minutat 8, 17 dhe 44, për të konfirmuar edhe një herë se për momentin është në një formë të shkëlqyer dhe është i pandalshëm.
Shtylla shpëtoi portën e Çeh nga një gol i katërt i sulmuesit kolumbian në pjesën e dytë, por gjithsesi, ishte Miranda që shënoi golin e katërt për spanjollët në minutën e 59-të.
Një gol i Kahill në minutën e 74-t shërbeu vetëm si ngushëllim për londinezët dhe për të vulosur rezultatin 4-1 në favor të ekipit spanjoll që rifiton Superkupën e Evropës pas dy sezonesh. (LajmeShqip.com)
Murinjo me plane të mëdha për sulmin e Çelsit
Portugezi insiston të marrë me vete Kristiano Ronaldon nga Reali, ndërsa ndjek edhe Kavanin e Runin
lexo më shumë »Riberi nuk ka dyshime: Jemi më të fortë se Borusia!
Mesfushori mendon se surprizave të Dortmundit do t’u vijë fundi në finalen e “Uemblit”
lexo më shumë »Gëtze, lamtumirë finales së Ligës së Kampioneve
Dëmtimi i mesfushorit zgjidh telashin e madh për Klop, duke ditur që tashmë talenti urrehet nga tifozët e Borusia Dortmund
lexo më shumë »Kombëtarja nis grumbullimin “me pjesë”
Nuk është bërë ende publike lista e lojtarëve anti-Norvegji, por De Biasi fillon punën me lojtarë të kampionatit shqiptar
lexo më shumë »Mesi: Transferimi i Neimar do të ishte fantastik për ne!
Argjentinasi mirëpret brazilianin në radhët e Barcelonës, për të formuar një dyshe të pandalshme
lexo më shumë »