|
|
e Diel, 08 Korrik 2012 17:26 Mark Ueber me Red Bull shkurtoi në 13 pikë diferencën me Fernando Alonson në kreun e renditjes së botërorit të Formula 1, pasi ndoqi e më pas kaloi Ferrarin në një garë dramatike në Silverston ku nuk pati shi.
Sebastian Vetel me makinën tjetër Red Bull u ngjit në shkallën e tretë të podiumit dhe nëse do të ishte “zgjuar” më përpara, mund të kishte patur mundësinë për të kaluar edhe ai Alonson, i cili shfaqi si gjithmonë probleme me gomat në xhirot e fundit.
Piloti spanjoll vendosi një distancë prej 5 sekondash diferencë me Ueber që e ndiqte që në fillimin e garës dhe arriti të ruante këtë diferencë thuajse gjatë gjithë garës. Por në kundërshtim nga pilotët e tjerë që përdorën fillimisht gomat e buta e më pas ata të fortat, spanjolli i Ferrarit ruajti setin e butë për në fund, duke bërë që të mos mbante më hapin e fillimit. Si rrjedhojë, Ueber iu afrua dhe pas një dueli që zgjati disa xhiro, arriti ta parakalonte duke i marrë fitoren kur kishin mbetur vetëm 4 xhiro nga fundi.
Vendi i katërt i takoi Felipe Masa, i cili u shfaq i ringjallur me Ferrarin dhe në gjendje për të luftuar me skuadrat e kreut. Pas tij u renditën dy makinat Lotus, me Raikonen që doli përsëri para shokut të skuadrës Groszhan.
Luis Hemilton dhe Xhenson Baton e përfunduan garën respektivisht në vendin e 8-të dhe 10-të me makinat MekLaren, të cilat u shfaqën shumë dobët në krahasim me rivalët për titull. Vendi i shtatë në garë i takoi Mikael Shumaker me Mercedes, ndërsa në vendin e 9-të u rendit Bruno Sena me Uilliams. (LajmeShqip.com)
Renditja e Botërorit të Formula 1
129 Fernando Alonso (Ferrari)
116 Mark Ueber (Red Bull-Reno)
100 Sebastian Vetel (Red Bull-Reno)
92 Luis Hamilton (MekLaren Mercedes)
83 Kimi Raikonen (Lotus-Reno)
75 Niko Rosberg (Mercedes)
61 Roman Groszhan (Lotus-Reno)
50 Xhenson Baton (MekLaren Mercedes)
Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »Tahiti realizon ëndrrën, shënon ndaj Nigerisë
Skuadra e vogël me vetëm një futbollist profesionist mundet 6-1 por feston si të kishte shkuar në finale
lexo më shumë »Prandeli: Japonia, favorite përballë Italisë!
Trajneri mendon se dita ekstra e pushimit për aziatikët do t’i ndihmojë përballë të kaltërve
lexo më shumë »