|
|
e Hënë, 24 Shtator 2012 12:30 Patris Evra ka deklaruar se vendimi i tij për t’i shtrënguar dorën Luis Suarez para ndeshjes së Mançester Junajtid ndaj Liverpulit ishte thelbësor në një ditë ku të gjithë duhej të tregonin respekt. Dy klubet kanë rivalitet të ndezur dhe kjo ishte hera e parë që dy skuadrat ndesheshin pas zbulimit të së vërtetës së tragjedisë së Hillsborou, ku humbën jetën 96 tifozë të të kuqve.
Suarez dhe Evra janë përfshirë në një debat që zgjat prej rreth një viti, fillimisht me akuza racizmi, e pastaj me shfaqjen e shëmtuar ku dy lojtarët nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit. Por francezi mendon se kjo ishte koha e duhur për të lënë gjithçka pas dhe për t’i dhënë rëndësinë e duhur kësaj dite të veçantë.
“Gjëja më e rëndësishme sot ishte respekti. Ishte një ndeshje mes dy klubeve të mëdha. Ka ndodhur një tragjedi. Njerëzit po flitnin për një shtrëngim duarsh por historitë e dy klubeve tona janë më të mëdha se një shtrëngim duarsh”.
“Nëse nuk do t’i kisha shtrënguar dorën Suarez, nuk do të kisha respektuar historitë e klubeve tona. Tani jam i lumtur që ai më shtrëngoi dorën, më e rëndësishmja për të dy ishim të respektonim familjet e viktimave, pasi kjo nuk ishte një ditë e lehtë”, deklaroi mbrojtësi i Mançester Junajtid, i cili këtë radhë nuk mbante shiritin e kapitenit të skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »