|
|
e Shtunë, 06 Tetor 2012 14:10 Samuel Eto’o ka treguar në një intervistë për Al Jazeera Sport se cilët janë preferencat e tij për fitoren e “Topit të Artë” në këtë sezon, duke zgjedhur si gjithmonë të vlerësojë futbollistë të Barcelonës.
“I preferuari im është Mesi, i ndjekur nga Iniesta dhe Ksavi. Kristiano Ronaldo? Më polen edhe ai, por më pak se këta tre”, ishte komenti i kamerunasit, që më pas ka thurur elozhe për Zhoze Murinjon duke e vlerësuar maksimalisht trajnerin portugez. “Më pëlqen sinqeriteti i tij. Janë të shumtë personat në botën e futbollit që nuk sillen në të njëjtën mënyrë”, tha ai për trajnerin me të cilin ka fituar Ligën e Kampioneve te Interi.
Sulmuesi kamerunas bëhet gati të shohë si spektator një tjetër “El Clasico”, ku disa vite më parë ishte protagonist i padiskutueshëm. “Bëhet fjalë për ndeshjen më të madhe që ekziston mes dy klubeve. Një nga momentet më të mëdha të karrierës time ishte kur gabova një penallti në këtë ndeshje dhe një minutë më vonë shënova gol”, tregoi Eto’o.
Më pas, ai ka folur edhe për situatën e tij të klubi i Anzhi, ku ka fituar statusin e lojtarit më të paguar në botë pasi merr shifrën e pabesueshme të 20 milion eurove në sezon.
“Unë shoh se skuadra si PSZH, Anzhi dhe Zenit janë gati t’i bashkohen më të mëdhenjve në Evropë. Rroga ime? Unë e kam njohur varfërinë. Ka patur raste kur nuk kisha asgjë për të ngrënë, ndërsa tani më jepet mundësia që të ndaj diçka me njerëzit”, tha ai. (LajmeShqip.com)
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »