|
|
e Shtunë, 22 Shtator 2012 17:56 Eshli Kol shpëtoi Çelsin nga telashet dhe gëzoi Roman Abramoviç, i cili pa ekipin e tij të fitonte 1-0 përballë Stouk për të marrë i vetëm kryesimin e në kampionat me 3 pikë diferencë ndaj ndjekësit më të afërt.
Kjo ishte hera e parë kur Di Mateo përdori 130 milion paund në repartin e sulmit, duke aktivizuar njëkohësisht Hazard, Oskar, Mata dhe Torres. Por loja e skuadrës nuk ishte ajo e pritura dhe po të mos ishte për golin e Eshli Kol në minutën e 85-të, blutë mund të ishin larguar nga stadiumi kokulur me ndeshjen e katërt radhazi pa fitore.
Ishte Stouk që krijoi rastet më të mira para porte dhe goditi edhe traversën që në minutën e 20-të, ndërsa i vetmi lojtar në lartësinë e duhur në radhët e londinezëve ishte braziliani Oskar i cili vazhdoi paraqitjet e tij mjaft të mira ashtu si në takimin e Ligës së Kampioneve.
Fatmirësisht për Di Mateon, i cili evitoi një tjetër kritikë nga Abramoviç, Mata dhuroi një pasim klasi me thembër dhe Eshli Kol u kundërpërgjigj me një gjuajtje që i la pak kohë reagimi portierit kundërshtar, duke siguruar tri pikët për skuadrën e tij.
Në pritje të ndeshjeve të të dielës të ekipeve kryesore të kampionatit anglez, vendin e dytë e kanë pushtuar Everton dhe Uest Bromuiç që kanë fituar ndeshjet respektive dhe në këtë fillim sezoni po shfaqin një formë shumë të mirë. (LajmeShqip.com)
PREMIER LEAGUE
JAVA 5 / REZULTATET
Suonsi-Everton 0-3
22’ Aniçebe, 43’ Mirajas, 82’ Fellaini
Çelsi-Stouk 1-0
85’ E. Kol
Sauthempton-Aston Vila 4-1
58’, 90’+5’ (p) Lambert, 63’ Klain, 72’ Pançion / 36’ Bent
Uest Bromuiç-Riding 1-0
71’ Lukaku
Uest Hem-Sandërlend 1-1
90’+3’ Nolan / 10’ Fletçer
Uigan-Fullhem 1-2
90’+1’ Kone / 31’ Rodalega, 68’ Daf
RENDITJA: Çelsi 13 pikë, Everton 10, Uest Bromuiç 10, Fullhem 9, Mançester Junajtid 9, Arsenal 8, Mançester Siti 8, Uest Hem 8, Suonsi 7, Totenhem 5, Njukasëll 5, Sandërlend 4, Stouk 4, Aston Vila 4, Uigan 4, Noruiç 3, Sauthempton 3, Liverpul 2, QPR 2, Riding 1.
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »