|
|
e Premte, 05 Tetor 2012 17:02 Mesfushori i Barcelonës, Ksavi, ka bërë të ditur se shënimi i 3 golave në ndeshjen kundër Real Madrid të dielën do të bënte realitet një prej ëndrrave që kishte patur gjithmonë. 32 vjeçari ka fituar shumë trofe si në nivel klubesh, ashtu edhe me kombëtaren, por ai nuk ka shënuar asnjëherë 3 gola në të njëjtën ndeshje.
“A më ka mbetur gjë pa arritur në karrierë? Të shënoj 3 gola në një ndeshje, do të isha shumë i lumtur të shënoja tre gola kundër Realit”, u shpreh mesfushori i katalanasve.
“Aktualisht nuk po mendojmë nëse fitorja do të përkeqësojë situatën te skuadra e Realit. Ne përqendrohemi te fitorja, që do të ishte shumë e mirë për moralin te ne”, tha Ksavi.
Përveç “El Clasico” të fundjavës, Ksavi po pret me padurim edhe diçka tjetër, rinovimin me Barcelonën që pritet të mbërrijë shumë shpejt, duke i dhënë mundësinë që të mbyllë karrierën me skuadrën katalanase.
“Jam te klubi më i mirë në botë, kuptohet që do të doja të mbyllja këtu karrierën. Menaxherët e mi janë në bisedime me klubin për rinovimin dhe nuk besoj se do të ketë probleme”. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »