|
|
e Martë, 11 Shtator 2012 09:01 Endi Marrei i ka dhënë fund pritjes 76 vjeçare të Britanisë së Madhe për një fitore në turnetë Grand Slam, duke mundur në një ndeshje epike Novak Gjokoviç në finalen e US Open. Pas katër dështimesh radhazi në finalet e turneve madhorë, 25 vjeçari, rrezikonte të kthehej në humbësin më të madh të tenisit të ditëve të sotme.
Por duket se fati i tij ka ndërruar që pas suksesit në Lojërat Olimpike ku mori medaljen e artë, pasi këtë radhë ka kaluar në 5 sete Gjokoviç (7-6, 7-5, 2-6, 3-6, 6-2), për të mundur pikërisht kampionin në fuqi të këtij turneu.
Fakti që britanikët nuk fitonin një turne madhor prej 76 vitesh ka bërë që Marrei të jetë një nga tenistët më të mbështetur nga publiku. Këtë radhë, mes tifozëve ishin dy nga skocezët më të njohur në botë, aktori Shon Konëri dhe trajneri Aleks Ferguson, të cilët në fund të takimit kanë përgëzuar bashkëkombësin e tyre për këtë sukses të jashtëzakonshëm.
“Kjo është një nga gëzimet më të mëdha që kam përjetuar. Pas humbjes së rëndë në Uimbëlldon, fitorja në Olimpiadë dhe këtu është e jashtëzakonshme. Më pyesnin shpesh pse nuk arrija të fitoja një turne madhor dhe besoj se ishte një kombinim i lojës time me faktin që kam luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj. Por tani jam shumë i lumtur që ia dola mbanë”, deklaroi tenisti britanik pas këtij suksesi. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »