|
|
e Shtunë, 25 Gusht 2012 12:30 Mesfushori i talentuar shkodran, Edon Hasani, shumë shpejt do të bëhet pjesë e skuadrës së Liteks Loveç, pasi ka kaluar me sukses provën në radhët e ekipit bullgar.
Lojtari ka qenë prej disa ditësh në Bullgari, ku është vëzhguar nga drejtuesit e klubit dhe sidomos nga trajneri Hristo Stroiçkov. Ky i fundit ka qenë ai që ka vendosur veton për nënshkrimin me mesfushorin e talentuar, i cili në dy sezonet e fundit ka luajtur shumë ndeshje si titullar në radhët e Vllaznisë.
Tashmë mbetet të mësohet se sa do të paguajë klubi bullgar për të siguruar shërbimet e Hasanit, pasi në fillimin e këtij viti, Liteks arriti të rrëmbente nga kuqeblutë një tjetër mesfushor të talentuar, Armando Vajushin, duke paguar 100 mijë euro.
20 vjeçari Hasani është pjesë e rregullt e kombëtareve të moshave, ndërsa ka arritur të jetë pjesë e grumbullimeve edhe me kombëtaren U-21. Kalimi i tij në radhët e Liteks Loveç e kthen atë në një futbollist mjaft interesant për t’u ndjekur në të ardhmen, duke shpresuar që shumë shpejt të kthehet në një alternativë të vlefshme cilësore për kombëtaren e drejtuar nga Xhani De Biasi. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »