|
|
e Shtunë, 01 Shtator 2012 21:46 Kampionët e dy sezoneve të fundit në Bundesligë, Borusia Dortmund, ka lënë pikë në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit në fushën e Nyremberg.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop e pa veten në disavantazh në minutën e 31-të falë golit të Tomas Pekhart, ndërsa u desh një gol i mesfushorit polak Jakub Blashzczikovski në minutën e 40-të që ndeshja të barazohej dhe kampionet të ngjiteshin në kuotën e katër pikëve.
Bajer Leverkusen ka arritur të marrë fitoren e parë të sezonit, pas suksesit 2-0 në fushën e vet përballë Fraiburg. Golat e Gonzalo Kastro dhe Filip Vollshid ndihmuan Sami Hipia dhe Sasha Levandovski të merrnin suksesin e parë që nga koha kur morën drejtimin e klubit gjatë verës. Fitorja e parë e sezonit edhe për Verder Bremen, që ka fituar një sfidë të vështirë ndaj Hamburg, skuadër që këtë sezon pretendon të luftojë për Ligën e Kampioneve. (LajmeShqip.com)
Bundesliga
Java 2 / Rezultatet
Shalke-Augsburg 3-1
33’ Papadopulos, 46’ Xhons, 72’ Huntelar / 79’ Oehrl
Bajer Leverkusen-Fraiburg 2-0
8’ Kastro, 54’ Vollshid
Verder Bremen-Hamburg 2-0
52’ (p) Hant, 67’ Petersen
Nyremberg-Borusia Dortmund 1-1
31’ Pekhart / 40’ Błashzczikovski
Hofenhaim-Eintraht Frankfurt 0-4
39’ (ag) Komper, 43’ Shvegler, 83’ (p) Maier, 90’ Lanig
F. Dyseldorf- Mynshengladbah 0-0
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »