|
|
e Premte, 14 Shtator 2012 21:07 Trajneri i Çelsit, Roberto Di Mateo, hodhi poshtë hipotezën se ekziston një lëvizje kundër tij në dhomat e zhveshjeve pasi ai dërgoi Florent Malouda te skuadra e rezervave. Ai mendon se kjo ngjarje nuk është e ngjashme me mënyrën se si Andre Vijas Boas u soll një vit më parë me Anelka dhe Aleks, gjë që solli më pas edhe largimin e trajnerit portugez.
Ndonëse Di Mateo u vlerësua për mënyrën se si ktheu në skuadër disa nga lojtarët e injoruar nga paraardhësi i tij, ai në bashkëpunim me klubin ishte i prerë mbi vendimin për Malouda. Ky i fundit irritoi drejtuesit e skuadrës duke refuzuar çdo ofertë që i erdhi gjatë merkatos së verës, ndonëse kishte kërkuar vetë transferimin.
“Lojtarët e kanë pranuar vendimin që kemi marrë dhe ata thjesht po përqendrohen te objektivat e tyre për sezonin e ardhshëm. Në të kaluarën, ka patur një kërkesë të lojtarit që rrugët tona të ndaheshin, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Por ne ecëm përpara dhe afruam lojtarë të tjerë të rinj, ata me të cilët do të punojmë gjatë këtij sezoni”.
“Ky është një vendim i përbashkët i imi me klubin. Kuptohet që nuk është një vendim pozitiv për të, por mendoj se në fund të fundit, duhet të shohim interesin tonë dhe ky është vendimi që kemi marrë”, tha Di Mateo, i cili gjithsesi e ka përfshirë atë në listën e të federuarve për pjesën e parë të sezonit në kampionatin anglez. (LajmeShqip.com)
Juventusi mundet nga Sampdoria në javën e fundit
Gjenovezët janë të vetmit që i kanë mundur në dy ndeshje kampionët e Italisë në këtë sezon
lexo më shumë »Bajerni mbyll kampionatin me një tjetër triumf
Bavarezët regjistrojnë 91 pikë pas 34 javësh duke marrë fitoren e 16-të në 17 ndeshjet e fazës së dytë
lexo më shumë »Alegri: Kjo është konferenca e fundit… për këtë vit!
Trajneri i Milanit ironizon me zërat e zakonshëm për largimin e tij nga drejtimi i kuqezinjve
lexo më shumë »Markez siguron një tjetër pole në Le Mansh
Spanjolli i Hondas mund bashkëkombësin e tij, Horge Lorenco, për vetëm 30 të mijtat e sekondës
lexo më shumë »Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »