|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 10:50 Milani ka gjetur justifikimin për humbjen në derbi, pasi trajneri Alegri ka fajësuar gjyqtarin Valeri se ka ndikuar në rezultatin e kësaj sfide. Sipas tij, gjykimi ka qenë i njëanshëm në favor të Interit, duke theksuar se ka bërë edhe gabime teknike.
“Sot gjyqtari ka kushtëzuar ndeshjen. Ka bërë një gabim teknik duke vërshëllyer fundin e pjesës së parë 12 sekonda para kohe, gjë që i evitoi mbrojtësit Huan largimin me karton të kuq për faull si lojtar i fundit ndaj Emanuelson. Goli i Montolivos ishte i rregullt dhe kishte një penallti për ndërhyrje kundër Robinjos. Në rastin e Nagatomos ai u desh të zbatonte rregulloren. Nuk dua të gjej alibi për humbjen, por gjyqtari mund të ketë qenë shumë pa fat në vlerësimin e episodeve të kësaj ndeshje”, deklaroi Alegri pas përfundimit të takimit.
Por trajneri i Milanit duket se vazhdon të jetë optimist për situatën e skuadrës së tij dhe çuditërisht deklaron se titulli kampion është ende i mundur për kuqezinjtë. “Nuk ka përfunduar asgjë ende. Detyrohemi të jemi në ndjekje por skuadra mund të rikuperojë këtë distancë duke luajtur me intensitetin që u pa edhe sot”, tha ai.
Ndërkohë, trajneri i Interit, Stramaçioni, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e kolegut të tij për gjykim të njëanshëm nga kryesori Valeri në këtë sfidë.
“Milani i penalizuar? E vetmja skuadër objektivisht e penalizuar ishte Interi, që ka luajtur për 47 minuta në inferioritet numerik”, ishte komenti i tij. (LajmeShqip.com)
Borusia vë fanellën e Solskjaer në muzeun e klubit
Vendimi i veçantë merret për t’u tallur me Bajern Mynih, pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Murinjo: Ky ishte sezoni më i keq i karrierës time!
Trajneri pranon se ka dështuar pasi nuk ka siguruar asnjë titull në këtë edicion me Realin
lexo më shumë »Atletiko mund Realin pas 14 vitesh dhe merr Kupën e Mbretit
Suksesi 2-1 në kohën shtesë vjen pas një ndeshje të tensionuar ku u larguan me karton të kuq Murinjo, Kristiano Ronaldo e Gabi
lexo më shumë »Një gol në shtesë i jep Laçit Kupën e Shqipërisë
Kurbinasit mundin Bylisin me një gol të Çelës dy minuta para se skuadrat të shkonin në gjuajtjet e penalltive
lexo më shumë »Venger: Nuk kemi bërë ofertë për Runin!
Trajneri francez ka hedhur poshtë zërat e përhapur në shtypin anglez për një ofertë ndaj sulmuesit të “djajve të kuq”
lexo më shumë »