|
|
e Hënë, 27 Gusht 2012 18:38 Skuadra e Sionit në Zvicër mund të jetë etapa e ardhshme e karrierës së Alesandro Del Pieros. Futbollisti legjendar i Juventusit po bëhet gati të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me ekipin zviceran që i ka vënë atij përpara një projekt ambicioz, të shoqëruar me “garancinë” e Xhenaro Gatuzo që është pjesë e kësaj skuadre.
Marrëveshja mes palëve është përmendur edhe më parë, por klubi zviceran ka përgënjeshtruar gjithmonë një hipotezë të tillë. Megjithatë, ditët e fundit situata ka ndryshuar dhe ka marrë përmasa shumë serioze, duke kaluar fazën e thashethemeve.
Drejtuesit e Sion kanë qenë në Torino ku janë takuar me vëllain e Del Pieros, njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit italian.
Atij i është vënë para kontrata dyvjeçare dhe plani për të bërë këtë klub kampion në Zvicër në këtë sezon dhe një emër të njohur në Ligën e Kampioneve një vit më vonë.
Projekti i filluar me Gatuzon, mendohet të përfshijë përveç Del Pieros edhe emra të tjerë të njohur, për të garantuar eksperiencën që duhet në turnetë ndërkombëtarë.
Del Piero mendohet të jetë shumë pranë firmës me skuadrën zvicerane, e cila i jep mundësinë e fundit për të mbyllur karrierën në Evropë me një projekt serioz, pasi të gjithë ofertat që i kanë mbërritur deri tani nga Lindja e Mesme dhe Azia janë kryesisht për çështje marketingu dhe jo projekte të mirëfillta sportive. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »