|
|
e Premte, 05 Tetor 2012 11:51 Vicente Del Boske ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat kundër Bjellorusisë e Francës, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, duke lënë jashtë emra të njohur,
Përveç Pujol të dëmtuar e Lorente që vazhdon të mos aktivizohet rregullisht, trajneri ka vendosur që këtë herë të mos grumbullojë as Zherard Pike dhe as Huan Mata. I pari po tenton të rikuperohet në kohë për ndeshjen Barcelona-Real Madrid, por trajneri duket se mendon që mund të bëjë edhe pa qendërmbrojtësin titullar.
Ndërkohë, e pashpjegueshme është mungesa e Mata, i cili po luan rregullisht me Çelsin në kampionatin anglez. Në listë është kthyer Havi Martinez, i cili ka gjetur formën më të mirë pasi po aktivizohet me më shumë rregullsi te Bajern Mynih.
“Kemi lojtarë për të zëvendësuar Pike, pasi kemi marrë disa që kanë shkëlqyer në U-21, ashtu si edhe Martinez që luan normalisht në këtë rol. Franca luan rolin e viktimës? E dinë mirë që nuk janë të tillë, është vetëm një taktikë”, u shpreh Del Boske në prezantimin e listës. (LajmeShqip.com)
Lista e kombëtares spanjolle:
Portierë: Iker Kazijas (Real Madrid), Pepe Reina (Liverpul), Biktor Valdes (Barcelona).
Mbrojtës: Alvaro Arbeloa (Real Madrid), Serxho Ramos (Real Madrid), Raul Albiol (Real Madrid), Zhordi Alba (Barcelona), Havi Martinez (Bajern Mynih), Monreal (Malaga), Huanfran (Atletiko Madrid).
Mesfushorë: Kavi (Barcelona), Serxho Buskets (Barcelona), Andres Iniesta (Barcelona), Ksabi Alonso (Real Madrid), Benat (Betis), David Silva (Mançester Siti), Santi Kazorla (Arsenal), Cesk Fabregas (Barcelona).
Sulmues: Pedro Rodriguez (Barcelona), Fernando Torres (Çelsi), David Vija (Barcelona), Hesus Navas (Sevilja) Soldado (Valencia).
Bajern Mynih fiton Ligën e Kampioneve
Arjen Roben shënon golin e fitores dramatike 2-1 në minutën e 89-të të sfidës ndaj Borusia Dortmund
lexo më shumë »Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »