|
|
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 10:50 Visente Del Boske e ka komentuar Francën si një “ekip të mirë” pasi mësoi se ajo do të ishte rivalja e skuadrës së tij në çerekfinalet e Euro 2012. Sipas trajnerit të Spanjës, francezët kanë bërë një hov mjaft cilësor, duke bërë ndryshime që kanë rezultuar efikase në lojën e skuadrës.
“E dinim që më para për barazinë që ekziston mes skuadrave, çdo kundërshtar nga Grupi D do të ishte i vështirë. Por Franca po luan shumë mirë kohët e fundit dhe ka një ekip të mirë. Kanë bërë shumë ndryshime në skuadër dhe në lojë, mbajnë topin dhe lojtarë si Benzema, Ben Arfa, Nasri, Malouda, Riberi… janë të gjithë lojtarë shumë të mirë”, tha ai.
“Kjo do të jetë një ndeshje e madhe, një ndeshje që na pëlqen dhe që e presim me padurim. Kemi kohën e mjaftueshme për të ndërtuar skuadrën deri të shtunën dhe do të hedh në fushë formacionin që mendoj më të arsyeshëm”.
“Ajo që nuk më pëlqen, është ky zakon i keq i spanjollëve për të nënvlerësuar kundërshtarët. Franca është skuadër e fortë dhe mungesa e Mekses në sfidën përballë nesh është e rëndësishme për ne. Mos harroni, askush nuk është i pathyeshëm”, deklaroi trajneri i Spanjës. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
21.06.2012
R. Çeke-Portugali 20:45
Varshavë
22.06.2012
Gjermani-Greqi 20:45
Gdansk
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Kiev
45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »Reali i ri fillon nga Isko
Mesfushori i Malagas është objektivi i parë i rëndësishëm i merkatos së verës
lexo më shumë »Çfarë duhet të dini për finalen e Ligës së Kampioneve
Kuriozitete, fakte dhe shifra për ndeshjen e të shtunës mes Bajern Mynih dhe Borusia Dortmund
lexo më shumë »LeBron Xhejms vërteton pse është shpallur MVP
Ylli i Majemit udhëheq skuadrën në fitoren 103-102 në kohë shtesë të sfidës së parë ndaj Indianas
lexo më shumë »