|
|
e Shtunë, 06 Tetor 2012 13:20 Debatik Curri duket se më në fund ka lënë pas kalvarin e gjatë të dëmtimeve duke u kthyer përsëri pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare është përfshirë në listën që trajneri De Biasi ka përpiluar për ndeshjet kundër Islandës dhe Sllovenisë.
Trajneri italian ka konfirmuar thuajse të gjithë lojtarët të cilët grumbulloi edhe një muaj më parë, për sfidat me Qipron dhe Zvicrën, ndërsa jashtë asaj liste ka mbetur vetëm sulmuesi Ahmed Januzi që luan në Ukrainë.
Ndërkohë, vazhdon të bëjë përshtypje fakti se nuk merret në konsideratë grumbullimi përsëri i Edmond Kapllanit, i cili është aktualisht sulmuesi më në formë kuqezi dhe po shënon rregullisht në Bundesligën 2. Sulmuesi durrsak aktualisht kryeson renditjen e golashënuesve të këtij kampionati me 5 gola të shënuar dhe është kthyer në lojtarin kyç të skuadrës së FSV Frankfurt që gjendet aktualisht në mesin e tabelës së klasifikimit.
Duhet theksuar se në repartin avancuar janë grumbulluar sulmuesit Çani, Bogdani, Salihi dhe Sadiku, ku vetëm ky i fundit luan rregullisht dhe shënon me skuadrën e tij, ndërsa të tjerët janë aktivizuar pak ose aspak me skuadrat respektive. (LajmeShqip.com)
Portierë: Samir Ujkani (Palermo), Etrit Berisha (Kalmar), Orges Shehi (Skënderbeu)
Mbrojtës: Lorik Cana (Lacio), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Tefik Osmani (Vllaznia), Andi Lila (PAS Janina), Mergim Mavraj (Grojter Furth), Debatik Curri (Gençlerbirligi), Renato Arapi (Skënderbeu), Franc Veliu (Flamurtari).
Mesfushorë: Jahmir Hyka (Luzern), Emiljano Vila (PAS Janina), Burim Kukeli (FC Zyrih), Ansi Agolli (Karabak), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Gilman Lika (Tirana), Ervin Bulku (Sepahan), Alban Meha (Paderborn), Odise Roshi (FSV Frankfurt).
Sulmues: Armando Sadiku (Lugano), Hamdi Salihi (DC Junajtid), Erjon Bodgani (Siena), Edgar Çani (Polonia Varshavë).
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »