|
|
e Mërkurë, 12 Shtator 2012 21:13 Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, e ka kuptuar se me lojtarët që ka në dispozicion, çdo gabim i vogël i kuqezinjve përkthehet në një gol për ekipin kundrshtar. Nëse shembulli konkret ishte goli i pësuar nga Qipro, konfirmimi zyrtar erdhi në ndeshjen me Zvicrën, ku kuqezinjtë u ndëshkuan nga dy gabime të pafalshme të mbrojtjes dhe mund të kishim pësuar një të tretë nëse Xhaka nuk do të kishte “mëshiruar” përfaqësuesen tonë.
“Më vjen shumë keq që humbëm një ndeshje, e cila mund të kishte shkuar edhe ndryshe. Kemi bërë një lojë të mirë, të cilën fatkeqësisht nuk arritëm ta finalizonim me gol. Duhet thënë se gabuam në dy raste në mbrojtje, që u shfrytëzuan nga kundërshtari, i cili ka në përbërje futbollistë që nuk të falin dhe arrijnë të shënojnë”.
“Po përpiqeshim të bënim një lojë mjaft inteligjente dhe lojtarët po zbatonin skemat që kisha përcaktuar, mirëpo jo gjithçka shkon mirë në këto raste. Mund të luaja edhe në sulm, por do të ishte një vetëvrasje. Kundërshtari ynë nuk po luante edhe aq mirë, madje mund të them se deri në momentin e golit të parë nuk na rrezikoi asnjëherë. Por në momentin e golit, siç e theksova edhe më sipër, gabuam në mbrojtje si pasojë e një vendosje të gabuar. Për rrjedhojë erdhi edhe ndëshkimi, që u pasua nga një tjetër gol në pjesën e dytë, i cili gjithashtu erdhi si rezultat i një gabimi, pasi u shkaktua edhe 11-metërshi”.
Sipas De Biasit, përfaqësuesja shqiptare nuk është vetëm kjo që është parë në dy ndeshjet e para, pasi ka mundësi reale përmirësimi në të ardhmen.
“Jemi ende në fazë rindërtimi dhe sigurisht që shumë gjëra do të ndryshojnë në lojën tonë. Do të përpiqem që së bashku me futbollistët të rregullojmë ato gabime që u shfaqën në këtë takim. Megjithatë, unë jam i bindur se këta futbollistë dhe kjo Kombëtare kanë mundësi të mëdha për të ecur përpara. Dhe ne një gjë të tillë do të synojmë ta bëjmë”, tha në fund trajneri i kombëtares shqiptare. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »