|
|
e Shtunë, 08 Shtator 2012 10:01 Xhani De Biasi është munduar që të evitojë në maksimum euforinë pas suksesit 3-1 ndaj Qipros që pozicionon përkohësisht Shqipërinë në kreun e Grupit E të kualifikueseve për Botërorin 2014 në zonën e Evropës. Tekniku italian ka folur pozitivisht për ekipin e tij, por ka theksuar se e pret më shumë punë në takimet e ardhshme.
“Siç e patë, ishtë një ndeshje shumë e vështirë por ne duhet të mësohemi të korrigjojmë ato pika që i kemi të dobëta. Mendoj se e gjithë skuadra luajti mirë dhe të gjithëe lojtarët u impenjuan shumë duke bërë një lojë të kënaqshme. Sigurisht, shpresoja që Çani e Bogdani të jepnin maksimumin e tyre në momentin kur i aktivizova. Mendova të shfrytëzoj freskinë e tyre dhe ndodhi pikërisht ajo që prisja”.
“Kjo fitore është punë e të gjithë grupit. Kjo është një skuadër në të cilën kemi afruar lojtarë të mirë. E kemi nsiur me këmbë të mbarë dhe jemi në rrugën e duhur. Përsa i përket Zvicrës, padyshim që do të jetë ndoshta ndeshja më e vështirë e grupit. Do të shkojmë atje për të bërë më të mirën dhe do të punojmë kokulur për këtë sfidë”, deklaroi De Biasi pas përfundimit të takimit. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »