|
|
e Enjëte, 17 Maj 2012 16:35 Trajneri i përfaqësueses shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka publikuar sot listën e përfaqësueses shqiptare për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë gjatë javëve të ardhshme. Me 22 maj, në Madrid, përfaqësuesja jonë do të luajë ndaj Katarit, ndërsa me 27 maj, do të vihet përballë Iranit në takimin që luhet në Stamboll.
Në listë janë përfshirë pjesa më e madhe e lojtarëve që luajtën në miqësoren me Gjeorgjinë në muajin shkurt, por nuk mungojnë edhe grumbullime për herë të parë.
Portieri Etrit Berisha tashmë do të jetë në gjendje të mbrojë katërkëndorin e portës kuqezi, ndërsa bashkë me Moçkën dhe Shehin është kandidat për rolin e zëvendësuesit të Ujkanit, i cili siç dihet, do të mungojë për shkak dëmtimi. Përfundimisht jashtë listës së kombëtares mbetet Isli Hidi, i cili është pjesë e kampionëve të Qipros, AEL.
Në mbrojtje bie në sy mungesa e Vangjelit dhe Currit të dëmtuar, por edhe grumbullimi për herë të parë i konfirmuar i Mergim Mavrajt. Ky i fundit ka shprehur edhe më parë dëshirën për të qenë pjesë e kuqezinjve por ka refuzuar me vazhdimësi ftesat e dërguara nga FSHF. Por tani duket se situata është zgjidhur dhe lojtari i Grojter Fyrth pritet të bëjë debutimin e tij me kombëtaren shqiptare që në ndeshjen e radhës.
Një tjetër e re e kombëtares është grumbullimi i mesfushorit të talentuar Mergim Brahimi të Grasshopers, i cili ka luajtur më parë me përfaqësuesen U-21. De Biasin e ka tërhequr forma e futbollistit dhe me sa duket kërkon ta ketë pjesë përbërëse të kombëtares së madhe, ndonëse ai ka ende moshën për të luajtur me përfaqësuesen U-21.
Në listë mungon emri i Klodian Duros, i cili nuk ka arritur të bindë trajnerin italian për cilësitë e tij dhe duket se ka përfunduar karrierën me kuqezinjtë. Në repartin e sulmit nuk ka shumë surpriza, ndërsa konfirmohet mungesa e Salihit, i cili është në aktivitet me skuadrën e tij në kampionatin amerikan të futbollit. E pashpjeguar është edhe mungesa e Besart Berishës, pasi nuk është sqaruar nëse lojtari do të jetë apo jo pjesë e kuqezinjve në të ardhmen.(LajmeShqip.com)
LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET MIQËSORE
Portierë: Shpetim Moçka (20.10.1989, Apolonia), Etrit Berisha (10.03.1989, Kalmar), Orges Shehi (20.09.1977, Skënderbeu)
Mbrojtës: Tefik Osmani (08.06.1985, Teuta), Lorik Cana (27.07.1983, Lacio), Armend Dallku (16.06.1983, Vorskla Poltava), Admir Teli (02.06.1981, Karabak), Franc Veliu (11.11.1988, Flamurtari), Mergim Mavraj (09.06.1986, Grojter Fyrth), Andi Lila (12.02.1986, PAS Janina)
Mesfushorë: Mergim Brahimi (08.08.1992, Grasshopers), Ervin Bulku (03.03.1981, AZAL Baku), Sabien Lilaj (10.02.1989, Lokomotiva Zagreb), Gjergj Muzaka (25.09.1984, Skënderbeu), Jahmir Hyka (08.03.1988, Luzernë), Hair Zeqiri (11.10.1988, Rizespor), Emiljano Vila (12.03.1988, PAS Janina), Ansi Agolli (11.10.1982, Karabak), Elis Bakaj (25.06.1987, Çernomorets)
Sulmues: Erjon Bogdani (14.04.1977, Siena), Edgar Çani (22.07.1989, Polonia Varshavë), Armando Sadiku (27.05.1991, Lokarno)
Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »Bajern nuk zë mend, rezervon që tani festën!
Bavarezët janë të sigurt se do të mundin Borusian, aq sa kanë zënë një sallë për festën deri në 5 të mëngjesit pas finales
lexo më shumë »