|
|
e Hënë, 08 Tetor 2012 15:23 Ndonëse ndeshja kundër Zvicrës tregoi limitet e dukshme të përfaqësues shqiptare në krahasim me kundërshtarët më të fortë që kemi në grup, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biasi, ka deklaruar se synon vetëm fitore në dy sfidat e radhës që luajnë kuqezinjtë në Tiranë, ndonëse një prej tyre është një skuadër shumë e fortë si Sllovenia.
“Është në natyrën e trajnerit të kërkojë maksimumin në çdo ndeshje nga skuadra. Këtë kërkoj edhe unë nga skuadra për dy ndeshjet e radhës kualifikuese që luajmë në fushën tonë. Por unë jam tërësisht i përqendruar te Islanda, pasi duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të përgatitim gjithsesi secilën sa më mirë. Ndaj deri me datë 12 tetor do të luajmë ndaj Islandës, një sfidë ku pa dyshim do të luajmë vetëm për fitore”.
“Nuk kënaqemi me 4 pikë, sepse duam maksimumin. Sidoqoftë, këmbëngul se me rëndësi është fillimisht të fitojmë me Islandën. Duhet të kalojmë me sukses këtë kundërshtar dhe pastaj të bëjmë llogari për sllovenët. Islanda është ekip shumë i përgatitur në aspektin fizik, ndaj do të jetë përballje e vështirë me ta. Duhet të bëjmë kujdes me kartonët, sepse mund të humbim ndonjë lojtar të rëndësishëm”, ishte paralajmërimi i tij për lojtarët që janë ndëshkuar me karton të verdhë në dy sfidat e para ndaj Qipros e Zvicrës.
Trajneri ka sqaruar se pavarësisht mungesës në listë të disa futbollistëve të njohur, ai është duke i ndjekur ato me vëmendje dhe në të ardhmen mund të bëhen pjesë e kombëtares.
“Kombëtarja është e hapur për lojtarët më të mirë. Nuk janë ftuar për këto dy ndeshje por mund t’ju them se po shihen me vëmendje Edmond Kapllani, Bekim Balaj dhe Besart Berisha. Ata janë futbollistë që mund të thirren shumë shpejt në kombëtare”, tha De Biasi për futbollistët që mungojnë, ndonëse nuk ka hyrë në detaje porsa i përket mungesës së tyre, edhe pse ata po luajnë më rregullisht se sulmuesit e tjerë të grumbulluar me kuqezinjtë.
Në fund, De Biazi ka bërë të qartë se pavarësisht dëshirës së mirë, kualifikimi në Botëror mbetet ende një ëndërr. “Pavarësisht dëshirës së madhe për t’u kualifikuar e arritur sa më shumë rezultate pozitive në grupin tonë, nuk duhet të harrojmë se jemi ekip modest”, pranoi ai. (LajmeShqip.com)
Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
Ferran Soriano tregon se cilat janë objektivat e klubit me trajnerin e ri në sezonet e ardhshme
lexo më shumë »Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
Presidenti i UEFA-s mendon se bardhezinjtë duhet t’i japin fund pretendimeve dhe të zbatojnë rregulloret
lexo më shumë »Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nënkampionët e Anglisë fituan me një gol në minutat e fundit pasi përmbysën disavantazhin 0-3
lexo më shumë »45 të dënuar në Hungari për manipulime ndeshjesh
Përfundon gjyqi rreth organizatës kriminale ku mes liderëve është ish-mesfushori i Tiranës, Zoltan Kenesei
lexo më shumë »