|
|
e Martë, 04 Shtator 2012 12:31 Shqipëria duhet të presë ende për të parë kombëtaren e futbollit në fazën finale të një turneu madhor ndërkombëtar. Ky është mendimi që trajneri Xhani De Biasi ka dhënë në konferencën për shtyp para ndeshjeve me Qipron e Zvicrën, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.
“Është e vërtetë se kam thënë që kualifikimi në Botëror do të ishte një mrekulli, do të ishte maksimumi i maksimumeve. Për ne, objektivi real dhe të cilin mund ta shohim si një mrekulli të vogël, do të ishte renditja në fund të edicionit në vendin e tretë në grup. Nëse e arrijmë këtë, atëherë kemi bërë hapin gjigand para”, deklaroi trajneri italian i cili ka preferuar që të qëndrojë sa më shumë me këmbë në tokë për t’iu shmangur euforisë para ndeshjeve të para të kuqezinjve.
Trajneri ka komentuar më pas edhe grumbullimin për herë të parë me fanellën kuqezi të Alban Mehës e Burim Kukelit, ashtu si edhe lënien jashtë përzgjedhjes të sulmuesit më në formë shqiptar për momentin, Edmond Kapllanit.
“Çdo lojtar që unë përzgjedh ka shansin që të luajë menjëherë, madje edhe si titullar. Por unë duhet të shoh se në cilën gjendje fizike janë lojtarët, pasi kampionate të ndryshme kanë filluar në periudha të ndryshme. A do të jenë Meha e Kukeli në formacionin titullar do të përcaktohet vetëm nga fakti se kush është në formë më të mirë fizike e sportive. Kapllani? Mua më janë dashur mesfushorë në këtë ndeshje ndaj kam bërë zgjedhje për të afruar Mehan e Kukelin, por Kapllani është sulmues dhe për momentin në këtë repart nuk kemi probleme. Gjithsesi, ai është nën vëzhgimin tonë dhe do të ketë shansin të bëhet pjesë e ekipit kombëtar”, ka treguar trajneri italian.
Gjatë konferencës për shtyp, ai ka vendosur që të qëndronte sa më i rezervuar për formacionin që do të hidhte në fushë kundër Qipros e Zvicrës. “Janë skuadra më të forta dhe do të ishte më e mira që të mos i jepnim avantazhe të tjera”, tha tekniku italian. (LajmeShqip.com)
“O’Globo”: Neimar prezantohet te Barça në korrik!
Sipas gazetës braziliane, futbollisti ka nënshkruar akordin për të shkuar te katalanasit menjëherë pas Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Morati i bën dalje Stramaçionit
Mungon vetëm zyrtarizmi i largimit të trajnerit të ri nga drejtimi i zikaltërve, ku pritet të emërohet Mazarri
lexo më shumë »Beil, 200 mijë paund në javë për të qëndruar te Totenhem
Klubi i ofron uellsianit rrogën më të lartë në Angli për ta mbajtur edhe një sezon tjetër
lexo më shumë »Milan përgënjeshtron shkarkimin e Alegrit
Reagimi vjen pak orë pasi në media qarkulloi një deklaratë e Berluskonit për “ndryshim të plotë në stafin teknik”
lexo më shumë »Roberto Karlos pranë pankinës së Sivaspor
Braziliani mund të fillojë karrierën e trajnerit me një detyrë në kampionatin turk
lexo më shumë »