|
|
e Shtunë, 13 Tetor 2012 12:30 Xhani De Biasi është shfaqur dukshëm i zhgënjyer me rezultatin e ndeshjes kundër Islandës, ku ai dhe tifozët shqiptarë prisnin një fitore për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit në Botërorin 2014. Sipas trajnerit italian, ishin kuqezinjtë ata që e meritonin fitoren në këtë sfidë dhe jo kundërshtari që krijoi vetëm 3 raste.
“Të vjen keq të humbësh në një ndeshje si kjo, në të cilën mendoj se luajtëm më mirë se kundërshtari. Goli i parë që pësuam ishte krejtësisht gabimi i ynë. Nuk duhet të bëjmë më gabime të tilla. Më vjen shumë keq për këtë ndeshje që humbëm pasi ishte përgatitur krejtësisht ndryshe dhe është e tmerrshme të mendosh që kemi pësuar dy gola nga Islanda”, tha trajneri italian që dukej qartë që nuk e kishte parashikuar kurrsesi një rezultat kaq negativ në “Qemal Stafa”.
“Ne bëmë gabime dhe krijuam raste për shënim, por realizuam vetëm një gol. Ata u mbrojtën mirë dhe ishin finalizues edhe më të mirë. Kishim gjithë javën që flisnim për rivënien anësore të kundërshtarit dhe pikërisht aty gabuam. Luajtëm një ndeshje më të mirë se ndaj Qipros, por u ndëshkuam nga gabimet tona”, tha trajneri i cili më pas tregoi se pse kishte bërë zëvendësimet në pjesën e dytë të ndeshjes.
“Nga Meha prisja më tepër, prandaj e zëvendësova, sepse pashë se nuk arrinte të shprehte në fushë potencialin e tij. Aktivizova Roshin pasi dëshiroja që të përmirësoja lojën në krahë. Sadiku bëri një ndeshje të shkëlqyer, futa Salihin e Bogdanin për ta mbështetur, me synimin për të fituar ndeshjen, por u ndëshkuam nga një goditje dënimi”, tregoi trajneri. Në fund, De Biasi nuk ka mbetur pa thumbuar edhe kundërshtarin e tij, Lars Lagerbak, i cili pas ndeshjes i bëri komplimente kuqezinjve për lojën e zhvilluar në këtë sfidë.
“Uroj që herën tjetër, ose më mirë në Islandë, të shkojmë ne dhe të bëjmë tre raste e dy gola, siç bënë ata. Pastaj do ta shihni se edhe unë do t’i bëj komplimentet e mia trajnerit Lagerbak”, ishte batuta ironike e trajnerit italian. (LajmeShqip.com)
Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »