|
|
e Enjëte, 13 Shtator 2012 13:01 Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biasi, ka analizuar për mediat italiane atë që ka bërë përfaqësuesja kuqezi në eliminatoret e Botërorit 2014 dhe sidomos punën e bërë nga 3 futbollistët që aktivizohen në kampionatin italian të futbollit: Bogdani, Cana dhe Ujkani.
Duke folur për ndeshjet kualifikuese, trajneri i kombëtares shqiptare ka përsëritur mendimin e tij se Shqipëria bën pjesë në grupin që do të luftojë për të shqetësuar kryesueset, pasi ende nuk ka forcën për të qenë mes pretendentëve të grupit që janë Zvicra, Sllovenia e Norvegjia.
“Me Zvicrën kemi bërë një ndeshje pozitive, ashtu si katër ditë më parë kundër Qipros. Por kundër Zvicrës mendoj se skuadra mori më pak se sa meritonte realisht. Është ende shumë shpejt për të thënë se kush është pretendenti në grupin tonë. Por besoj se Zvicra është favoritja absolute në grup dhe pas krahëve të saj vijnë Sllovenia e Norvegjia. Pas tyre jemi ne me Islandën dhe Qipron, ndërsa do të mundohemi që t’i shqetësojmë ato”, tregoi trajneri i kombëtares shqiptare.
De Biasi ka folur shumë pozitivisht për futbollistët kuqezi të cilët aktiviziohen në Serinë A, duke i cilësuar protagonistë në lojën e tyre në këto dy ndeshje me kombëtaren shqiptare.
“Bogdani u paraqit shumë mirë, kundër Qipros shënoi një gol të bukur me një gjuajtje nga 25 metra larg. Cana ka drejtuar mbrojtjen me shumë autoritet, ndërsa Ujkani nuk ka bërë gabime mes shtyllave. Kemi pësuar 3 gola në këto dy ndeshje por nuk ka asnjë faj në këto gola të shënuar nga kundërshtarët”, ishin fjalët e De Biasit për futbollistët që aktivizohen në Serinë A. (LajmeShqip.com)
Fabregas: 100 milion euro për Beil është ekzagjerim!
Futbollisti spanjoll mendon se klubet po e teprojnë me ofertat që kanë filluar të bëjnë
lexo më shumë »Spanja konfirmohet Kampione Evrope në U-21
Iberikët mundin 4-2 Italinë në finale. Golashënuesi më i mirë shpallet Alvaro Morata ndërsa Isko shpallet futbollisti më i mirë i turneut
lexo më shumë »Arbeloa: Të lavdërosh Murinjon është kthyer në sakrilegj!
Mbrojtësi i Real Madrid insiston të flasë pozitivisht për trajnerin portugez edhe pse u largua nga klubi
lexo më shumë »Ueber: Po humb argëtimi i Formula 1!
Piloti i Red Bull mendon se pasiguria e gomave po shkatërron emocionet e garave
lexo më shumë »Higuain drejt Arsenalit që në këtë javë
“Topçinjtë” janë gati të paguajnë 22 milion paund për sulmuesin, ndërsa do të marrin edhe Ijaramendin
lexo më shumë »