|
|
e Shtunë, 18 Gusht 2012 10:50 Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh, është i vendosur të provojë se kjo është ende skuadra më madhe e futbollit botëror. Braziliani nuk tronditet nga dështimet e sezonit të kaluar dhe u kujtoi njerëzve që katalanasit janë ende Kampionë Bote në fuqi, pasi fituan Botërorin e Klubeve në Japoni një vit më parë.
“Mbetemi skuadra për t’u mundur, pasi jemi skuadra më e mirë në botë. Ne jemi ata që në fanellë mbajmë logon që na dallon si kampionë bote”, tha futbollisti për faqen e internetit të klubit.
Katalanasit përfunduan sezonin e kaluar në vendin e dytë në kampionat dhe sipas Alvesh, kjo i ka bërë më të uritur për suksese.
“Pres me padurim fillimin e sezonit. Titullin në sezonin e kaluar e humbëm pasi nuk ishim aq të mirë sa skuadra që përfundoi kampionatin e para. Nuk ka justifikime në klubin tonë, thjesht duhet të përmirësohemi”.
“Për ne është njëlloj si të mundohemi të mbrojmë titullin, ashtu edhe të mundohemi ta rifitojmë atë. Jam i qetë pasi e di se skuadra është konkurruese dhe që kemi mundësitë për të luftuar për të gjithë trofetë e mundshëm”, tha braziliani, i cili është kthyer përsëri në një personazh kryesor në skuadër, pasi trajneri Vilanova hodhi poshtë kategorikisht zërat për shitjen e tij të mundshme. (LajmeShqip.com)
Rosberg, pole i tretë radhazi me Mercedes
Gjermani siguron vendin e parë në nisje në pistën e Monako, duke kaluar shokun e skuadrës, Luis Hemilton
lexo më shumë »Ançeloti nuk heq dorë: Dua të shkoj te Reali!
Trajneri italian bën të qartë se nuk ka ndryshuar mendje, por është i detyruar të respektojë kontratën
lexo më shumë »Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »