|
|
e Hënë, 23 Korrik 2012 18:29 Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Dani Alvesh, pranoi gjatë konferencës së tij për shtyp se kishte kaluar një periudhë mjaft të keqe në fundin sezonit të kaluar, kur u përhapën shumë zëra për largimin e tij nga katalanasit.
“Kishte thashetheme për largimin tim dhe sinqerisht më bezdisi fakti që klubi nuk më doli në mbrojtje”, tha lojtari. “Por e kuptoj disi këtë vendim pasi klubi shpesh sheh interesin e tij para atij të lojtarëve. Kur dëgjova thashethemet dhe askush nuk i përgënjeshtroi, u duk sikur kishin humbur besimin te unë dhe nuk e kam fjalën për Tito Vilanovën”, tha Alvesh duke lënë të kuptohet se ky mund të ishte një mesazh indirekt për Guardiolën, ai që mendohet se ishte personi që dëshironte largimin e tij nga katalanasit.
“Tito ka besim te unë dhe unë dua ta shpërblej këtë besim. Më ka thënë gjithmonë që më dëshiron në ekip. Unë për vete e kam fituar respektin e njerëzve me punë dhe dëshiroj të vazhdoj në të njëjtën mënyrë”.
“Vazhdoj të jem ambicioz si në ditën e parë dhe gjendem në klubin më të mirë në botë. Dua të shpërndaj sa më parë të gjitha dyshimet që njerëzit kanë ndaj meje”, tha mbrojtësi brazilian. (LajmeShqip.com)
Marcelo: Mos flisni për Spanjën sikur është në finale!
Futbollisti brazilian mendon se iberikët kanë ende punë për të bërë që të fitojnë elozhe
lexo më shumë »Murinjo: Lojtarët egoistë nuk kanë vend te Çelsi im
Trajneri i londinezëve tregon qartësisht se nuk do të shohë emrat individualë të lojtarëve të tij
lexo më shumë »Dortmundi konfirmon qëndrimin e Levandovskit
Klubi nuk do të lërë të largohet lojtarin deri në fundin e kontratës së tij
lexo më shumë »Baloteli nuk njeh rregullat e futbollit
Sulmuesi pranon se nuk ia kishte idenë se skualifikohesh pas dy kartonëve të verdhë
lexo më shumë »Spanja tregon forcën përballë Uruguait
Iberikët fitojnë 2-1 përballë latino-amerikanëve në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fund
lexo më shumë »