|
|
e Hënë, 25 Qershor 2012 13:20 Lionel Mesi është bërë pengesë në jetë për Kristiano Ronaldon, i cili tashmë çdo gjë e lidh direkt me futbollistin argjentinas, sa herë që shfaqet para shtypit. Këtë radhë, ai ka marrë si shembull rivalin e tij duke folur për ndeshjen gjysmëfinale të Euro 2012 ndaj Spanjës dhe trysninë që ndjen çdo lojtar.
“Sa më lojtar i madh të bëhesh, aq më shumë trysni ka ndaj teje për t’u paraqitur në një nivel të pranueshëm për njerëzit e tjerë dhe nga vetja. Edhe Mesi kritikohet! Nuk mund t’i kënaqësh të gjithë! Por unë nuk zemërohem apo shqetësohem nga një gjë e tillë. Unë thjesht dal në fushë dhe mundohem të jap maksimumin tim, nuk e bëj për t’i mbyllur gojën kritikave”.
Pas një fillimi të dobët të turneut, Kristiano Ronaldo ka gjetur formën e tij dhe që nga ai moment, Portugalia është bërë më e frikshme, ndërsa tani ka një shans të mirë për të synuar finalen.
“Po përmirësohemi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Ishte e vështirë të mbërrinim deri këtu, por ne kemi optimizëm pavarësisht emrit që na vihet përpara në gjysmëfinale. Tani kemi objektiv finalen, pse jo? Ka patur presion më të madh ndaj nesh, por deri tani kemi kaluar parashikimet ndaj sido që të shkojë, të gjithë duhet të na përgëzojnë”, tha Kristiano Ronaldo. (LajmeShqip.com)
Grupi B
Gjermani-Portugali 1-0
73’ Mario Gomez
Danimarkë-Portugali 2-3
41’, 80’ Bendtner / 24’ Pepe, 36’ Postiga, 87’ Varela
Portugali-Holandë 2-1
28’, 74’ K. Ronaldo / 11’ Van Der Vart
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjysmëfinalet
27.06.2012
Portugali-Spanjë 20:45
Venger zgjedh Bajernin: Ja pse janë më të fortë se Borusia!
Trajneri i Arsenalit bën parashikimin e tij për finalen e madhe të Ligës së Kampioneve
lexo më shumë »Santos pranon ofertat spanjolle: Neimar duhet të zgjedhë!
Klubi deklaron se ka akord në parim me Barçën dhe Realin për shitjen e sulmuesit që ka kërkuar kohë për t’u menduar
lexo më shumë »Klop: Nuk kemi shanse po nuk luajtëm mirë!
Trajneri i Borusia Dortmund është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij nuk është favorite në finale
lexo më shumë »Indiana bën surprizën ndaj Majemit në sfidën e dytë
Barazohet seria finale e Konferencës së Lindjes pasi Indiana arrin të gjejë mënyrën për të ndalur kampionët
lexo më shumë »Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »