|
|
e Enjëte, 28 Qershor 2012 09:20 Kristiano Ronaldo ka qenë padyshim lojtari më i zhgënjyer pas humbjes me penallti të Portugalisë përballë Spanjës. Portugezi jo vetëm që nuk arriti të realizonte objektivin e tij për të shkuar në finale, por tregoi edhe një herë se dëshira për të rënë në sy shpesh e çon në penalizmin e kombëtares së tij.
CR7, me dëshirën për t’u kthyer në një hero për kombëtaren, vendosi që të gjuante penalltinë e 5-të, që mund të ishte vendimtarja për fatet e përfaqësueses së vendit të tij. Por gabimi i Alvesh dhe saktësia e Fabregas prishën tërësisht planin e futbollistit që mbeti i hutuar në mesin e fushës pa patur mundësinë të shkonte te pika e bardhë.
“Nëse do të ishim 4-4 dhe ai do të kishte gjuajtur penalltinë e fundit, tani do të kishim folur ndryshe. Kjo është çështje strategjie dhe atë strategji e kishim caktuar më përpara”, ishin fjalët e trajnerit Bento që mbrojti vendimin për të lënë Ronaldon si gjuajtës i pestë.
Ndërsa vetë lojtari ka deklaruar se vendimi nuk kishte ardhur për shkak të gabimit të tij me Real Madrid kundër Bajern Mynih.
“Penalltitë janë lotari, Spanja ishte me fat dhe e përgëzoj për këtë. Gjatë ndeshjes ishim të balancuar dhe duhet të jemi krenarë me atë që shfaqëm në fushën e lojës, u larguam me kokën lart”.
“Ndeshja ishte e bukur dhe Spanja krijoi raste në fund pasi bëri zëvendësime më të mira me Navas e Pedro. Kush i gjuajti penalltitë nga ne e bëri mirë punën e tij. Mund të gjuaja i dyti, i treti apo i pesti, por zgjedhja ime nuk u bë nga “fantazma” e penalltisë së humbur ndaj Bajern”, tha Kristiano Ronaldo. (LajmeShqip.com)
Gjysmëfinalet
Portugali-Spanjë 0-0 (2-4 p.)
28.06.2012
Gjermani-Itali 20:45
Finalja
01.07.2012
Spanjë- Gjermani/Itali 20:45
Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës
Klubi gjerman vendos çmimin 5 euro për dy stërvitjet e para të spanjollit në “Allianz Arena” për të ndihmuar zonat e përmbytura
lexo më shumë »Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia
Suksesi 4-3 i italianëve çon skuadrën evropiane në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »