Duket se “Blutë” i janë afruar shumë transferimit të Luka Modriç në Stamford Bridge. Kroati, 25 – vjeçar është një prej tre më të kërkuarve të Abramoviç gjatë kësaj merkatoje verore.
Klubi nga Londra është gati ta lyej Modriçin në ari, nëse ai kalon tek Chelsea. The Sun, bën të ditur se Chelsea do t’i ofrojë një pagë javore prej 130 mijë funte, shifër kjo e cila është pothuajse trefishi i asaj që ai aktualisht përfiton tek Tottenham Hotspur.
“Blutë” janë të bindur se kjo shifër e lartë do ta bindë kroatin të kalojë në Stamford Bridge, një burim nga klubi ka thëne se, edhe pse nuk kemi ende një trajner, kjo nuk do lejojë qe t’i ngadalësojë gjërat.