Chelsea, i ka thënë klubit italian të Palermos se nuk do të paguaj më shumë se 44 milionë funte për ta transferuar argjentinasin, Javier Pastore.
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, insistoi se blutë ishin mbërthyer fort në garë për të pasur shërbimet e argjentinasit, Pastore.
“Chelsea, Reali i Madridit dhe Barcelona janë shumë pranë Pastores. Kam folur edhe me agjentin e tij, për të kontaktuar me klubet që janë të interesuar për të. Këtë fundjavë do të zbulojmë edhe të ardhmen e tij”, tha Zamparini.
Ai gjithashtu pohoi se Chelsea dhe Manchester City, kanë bërë oferta zyrtare.
Agjenti i fuqishëm Ernesto Bronzetti, një mik i ngushtë i presidentit Florentino Perez i Realit, mësohet të ketë thëne se ka arritur marrëveshje paraprake me Realin e Madridit, Pastore është një ndër objektivat kryesore te Abramovich, nëse nuk do të mund të arrijnë që ta transferojnë yllin brazilian, Neymar nga Santos.