|
|
e Shtunë, 06 Tetor 2012 17:47 Skuadra e Çelsit po vazhdon dominimin e saj në kampionatin anglez ku nuk ka njohur ende humbje. Në sfidën e javës së 7-të, londinezët kanë fituar lehtësisht 4-1 përballë Noruiç, ndërsa aktualisht ruajnë një avantazh prej 4 pikësh ndaj skuadrës që mban vendin e dytë në renditje, Mançester Sitit.
Blutë janë gjendur në disavantazh në minutat e para të ndeshjes përballë Noruiç falë golit të Holt, por më pas një breshëri golash ka përmbysur rezultatin e kësaj ndeshje e cila është dominuar plotësisht nga vendasit. Torres, Lampard dhe Hazard kanë shënuar tre golat e pjesës së parë, ndërsa Ivanoviç ka vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Duket se një prej rivalëve më të fortë për titull këtë vit do të jetë përsëri Mançester Siti, që ka lënë pas fillimin me luhatje duke marrë një fitore të rëndësishme 3-0 përballë Sandërlend. Ekipi i drejtuar nga Roberto Mançini jo vetëm ka rigjetur furinë sulmuese falë golave të Kolarov, Aguero e Milner, por më në fund ka regjistruar takimin e parë zyrtar të sezonit pa pësuar gol.
Surpriza e këtij fillim kampionati, Uest Bromuiç, ka konsoliduar vendin e tretë në klasifikim falë fitores 3-2 përballë QPR që pavarësisht investimeve të rëndësishme në merkato, vazhdon të mbajë vendin e fundit në renditjen e kampionatit. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 7 / Rezultatet
Mançester Siti-Sandërlend 3-0
5’ Kolarov, 60’ Aguero, 89’ Milner
Çelsi-Noruiç 4-1
14’ Torres, 22’ Lampard, 31’ Hazard, 76’ Ivanoviç / 11’ Holt
Suonsi-Riding 2-2
71’ Miçu, 78’ Rutledxh / 31’ Pogrebnjak, 44’ Hant
Uest Bromuiç-QPR 3-2
5’ Morrison, 23’ Gera, 85’ Mulumbu / 35’ Tarabt, 90’ Granero
Uigan-Everton 2-2
10’ Kone, 23’ Di Santo / 11’ Jelaviç, 87’ (p) Beins
Uest Hem-Arsenal 1-3
21’ Diame / 41’ Zhirud, 77’ Uollkot, 83’ Kazorla
Renditja: Çelsi 19 pikë, Mançester Siti 15, Everton 14, Uest Bromuiç 14, Mançester Junajtid 12, Arsenal 12, Totenhem 11, Uest Hem 11, Fullhem 9, Njukasëll 9, Suonsi 8, Stouk 7, Sandërlend 7, Liverpul 5, Aston Vila 5, Uigan 5, Sauthempton 3, Noruiç 3, Riding 3, QPR 2.
Bajern, bamirësi me stërvitjet e Guardiolës
Klubi gjerman vendos çmimin 5 euro për dy stërvitjet e para të spanjollit në “Allianz Arena” për të ndihmuar zonat e përmbytura
lexo më shumë »Shkëlqen Japonia, por në fund fiton Italia
Suksesi 4-3 i italianëve çon skuadrën evropiane në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave
lexo më shumë »Neimar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
Sulmuesi shënon gol dhe jep asist në suksesin 2-0 që afron brazilianët me gjysmëfinalet e turneut
lexo më shumë »Mesi: Kemi zgjidhur telashet me ligjin!
Argjentinasi flet për problemet me taksat e papaguara dhe për jetën e tij, ndikimin në futboll dhe “ofertat e parefuzueshme”
lexo më shumë »Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »