|
|
e Martë, 24 Prill 2012 22:23 Çelsi është finalistja e parë e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar në gjysmëfinale skuadrën e Barcelonës, mbajtëse në fuqi e trofeut. Ekipi anglez i ka kthyer reston katalanasve që i eliminuan 3 vite më parë në këtë fazë të turneut, ndërsa i kanë mbijetuar edhe kartonit të kuq të pakuptimte të Xhon Territ që në pjesën e parë.
Ndeshja, ashtu siç pritej, ishte tërësisht në dorën e Barcelonës, ndërsa Di Mateo konfirmon plotësisht parashikimet duke përdorur skemën “parkim autobusi”, ku vetëm Drogba ka lejen të kalojë në gjysmëfushën tjetër. Si rrjedhojë, është Barça që provon në të gjitha mënyrat të gjejë rrugën e rrjetës dhe ia del manë në minutën e 35-të të ndeshjes, kur Buskets dërgon në portë një pasim të saktë të Kuenka. Vetëm 2 minuta më vonë, Xhon Terri bën një idiotësi pasi vështirëson punët e ekipit të tij, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas një goditje të pashpjegueshme me gju larg lojës ndaj Aleksis Sançez. Barcelona përfiton nga pasiguria e londinezëve dhe shënon golin e dytë me Andres Iniestën që gjen rrugën e rrjetës pas një pasimi të shkëlqyer të Mesit.
Por kur pritej përfundimi i pjesës së parë, Ramires arrin të shënojë në kundërsulm në minutën e parë shtesë, falë një goditje spektakolare që kalon mbi portierin Valdes dhe ndalet në rrjetë. Falë fitores minimale 1-0 në sfidën e parë, ky gol është i artë për skuadrën e Di Mateos, që kthehet edhe më shumë në mbrojtje, duke rreshtuar tashmë 7 lojtarë brenda zonës së rreptësisë.
Barça ka mundësinë të shënojë përsëri , pasi në minutën e 49-të, Fabregas fiton 11-metërsh pas faullit të Drogba, i kthyer në një mbrojtës të mirëfilltë. Por rregulli i pashkruar i futbollit thotë që në këto rase vendimtare, lojtari më i mirë i humbet gjithmonë gjuajtjet nga pika e bardhë. Mesi e respekton këtë traditë, duke goditur traversën dhe duke mos i dhënë mundësinë ekipit të shënojë një gol që do ta çonte para në turne.
Barcelona provon në të gjitha mënyrat të shënojë, ndërsa Buskets e dërgon topin shumë mbi traversë nga një pozicion i favorshëm. Më pas, Mesi tregon se nuk është nata e tij, pasi godet shtyllën në minutën e 82-të.
Si për ironi të fatit, katalanasit nuk mund t’i gëzohen as të paktën një fitoreje në këtë sfidë, pasi në minutën e 92-të, Fernando Torres shënon golin e dytë për anglezët duke shfrytëzuar faktin që e gjithë skuadra e Barcelonës ishte në portën kundërshtare.
Me këtë rezultat, Çelsi vulos praninë e dytë në finalen e Ligës së Kampioneve, ku do të jetë pa tre lojtarë kryesore si Terri, Ramires e Meireles, të cilët janë të pezulluar për shkak kartonësh. (LajmeShqip.com)
Zyrtare: Mazarri është trajneri i ri i Interit!
Morati deklaroi se kishte zgjedhur personalisht trajnerin e ri të skuadrës pas eksperimentit të dështuar me Stramaçionin
lexo më shumë »Heinkes: Ky është shansi im i fundit për Ligën e Kampioneve
Trajneri gjerman dëshiron të largohet “nga dera kryesore” e futbollit evropian
lexo më shumë »Babai i Neimar: Të mbyllet sa më parë ky ankand!
Kthimi në një telenovelë i transferimit të futbollistit te Barcelona ka acaruar më shumë situatën
lexo më shumë »Benitez-Napoli, mungon vetëm firma në kontratë
Trajneri spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës italiane sapo të mbyllë aventurën te Çelsi
lexo më shumë »Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
Pritet vetëm zyrtarizimi por trajneri është lajmëruar se nuk do të ulet më në pankinën zikaltër
lexo më shumë »Lajmet e fundit
Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 24.05.13 // 10:05Valter Mazarri është trajneri i ri i Interit. Lajmi është zyrtarizuar pak orë pasi është mësuar se klubi i kishte komunikuar Andrea Stramaçionit shkarkimin nga»»
Trajneri i Bajern Mynih, Jup Heinkes, mendon se ndeshja e të shtunës me Borusia Dortmund në “Uembli”, do të jetë mundësia e tij e fundit»»
Kongresi i UEFA-s ka pranuar Gjibraltarin si anëtarin e 54-t të kësaj organizate me të drejta të plota me të gjitha vendet e tjera. Kolonia»»
Monako ka konfirmuar blerjen e dy mesfushorëve të Portos, Zhoao Mutinjo dhe Xhejms Rodriguez, të cilët kanë firmosur kontrata pesëvjeçare me skuadrën e tyre të»»
Babai i Neimar, që është njëkohësisht edhe menaxheri i futbollistit brazilian, ka reaguar shumë ashpër ndaj asaj që po ndodh aktualisht me futbollistin. Sipas tij,»»
Rafael Benitez do të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit, ndonëse për të zyrtarizuar marrëveshjen dyvjeçare duhen pritur edhe pak ditë, derisa tekniku spanjoll të»»
Rrugët e Andrea Stramaçionit dhe Interit tashmë janë ndarë, ndonëse mungon zyrtarizmi nga klubi zikaltër,. Sipas mediave italiane, që në natën e të enjtes, lojtari»»
Shefi ekzekutiv i Mançester Sitit, Ferran Soriano, ka zbuluar se dëshiron që trajneri i ardhshëm i skuadrës, Manuel Pelegrini, të fitojë 5 trofe në 5»»
Largimi i Zhoze Murinjos nga Real Madrid do të shoqërohet më shumë mundësi nga largimi i një prej lojtarëve të sjellë nga trajneri portugez, Fabio»»
Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, insiston se drejtuesit dhe tifozët e Juventusit duhet të heqin dorë nga pretendimet e tyre dhe të pranojnë faktin se»»
Monako ka filluar negociatat zyrtare për blerjen e futbollistëve cilësorë gjatë merkatos verore, duke bërë të qartë se cilët janë lojtarët që i interesojnë dhe»»
Mançester Siti nuk e ka ndjerë mungesën e Roberto Mançinit në sfidën miqësore të luajtur në SHBA përballë Çelsit, pasi ka fituar 4-3 me një»»
- Inter-Stramaçioni, fundi i një dështimi të paralajmëruar
- Mançester Siti i kërkon Pelegrinit 5 trofe në 5 vite
- Koentrao: Te Reali nuk më deshën që në ditën e parë!
- Platini braktis Juven: Ka vetëm 29 tituj kampion!
- Monako nis kontaktet me Porton e Realin
- Mançester Siti mund 4-3 Çelsin në miqësoren në SHBA
Nëse ndokush dëshironte një provë se LeBron Xhejms është ylli më i shndritshëm i këtij brezi të NBA, ajo ka ardhur në ndeshjen e parë»»
San Antonio i ka mbijetuar furisë së minutave të fundit të Memfis, për të fituar edhe takimin e dytë të finales së Konferencës së Perëndimit,»»
San Antonio ka treguar se eksperienca mund të bëjë një diferencë të madhe kur bëhet fjalë për të luftuar për titullin kampion në NBA. Teksanët»»
Indiana ka arritur të sigurojë finalen e Konferencës së Lindjes në NBA, që i mungonte nga viti 2004, pasi eliminoi Nju Jorkun. Suksesi 106-99 mbylli»»
Nju Jork ka arritur të mbijetojë në playoff duke fituar 85-75 ndaj Indianas për të shkurtuar serinë në 3-2 dhe duke tentuar që të bëjë»»
Majemi ka siguruar për të tretin vit radhazi pjesëmarrjen në finalen e Konferencës, pasi eliminoi mbrëmë Çikagon duke mbyllur serinë në 4-1 pas suksesit 94-91.»»
Floid Meiuedher dhe Vladimir Kliçko kanë regjistruar dje fitoret e radhës në ndeshjet për mbrojtjen e titujve kampion, duke konfirmuar se janë të padiskutueshëm në»»
Vladimir Kliçko, superkampioni i peshave të rënda të boksit, po bëhet gati të hyjë në histori si protagonisti i ndeshjes me shpërblimin më të madh»»
Robin Krasniqi nuk ka qenë i suksesshëm në tentativën e tij për të marrë titullin botëror WBO për peshat deri në 79 kilogram, pasi është»»
Robin Krasniqi ka vendosur të tallet me rivalin e tij të radhës, kampionin e botës, Natan Kleverli, duke i bërë dhuratë atij një fund. Boksieri»»
Devid Hej ka vendosur të kthehet në mënyrë aktive në ringun profesionist të boksit, duke provuar të sigurojë përsëri një tjetër shans për fitoren e»»
Moda e momentit në të gjithë botën, kërcimi “Harlem Shake”, ka pushtuar edhe skuadrën e Majemi Hit që ka dhuruar sot versionin e vet për»»
Rafael Nadal dhe Serena Uilliams janë konfirmuar si dy tenistët më të fortë të momentit, pasi kanë siguruar suksesin e radhës në një turne Masters»»
Rafael Nadal vazhdon kthimin e tij të suksesshëm pasi ka lënë pas dëmtimin, duke arritur të mundë Stanislas Vavrinka me rezultatin 6-2 dhe 6-4 në»»
Serena Uilliams ka ruajtur hegjemoninë e saj në kreun e renditjes botërore të tenisit për femra, pasi ka fituar në turneun e Madridit për të»»
Rafael Nadal, ashtu si i gjithë opinioni sportiv, ka mbetur plotësisht i zhgënjyer nga vendimi i dhënë nga gjykata spanjolle rreth provave në operacionin “Puerto”,»»
US Open do të kthehet brenda 4 viteve të ardhshme në turneun e tenisit më të pasur në botë, pasi organizatorët kanë arritur një akord»»
Tenisi është sporti i radhës që ka vendosur të përdorë të ashtuquajturën Pasaportë Biologjike, për të luftuar përdorimin e dopingut. Lajmi u bë i ditur»»
Fernando Alonso ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës përballë tifozëve të tij që kanë festuar si të çmendur suksesin e parë të spanjollit të»»
Skuadra e Mercedes ka bërë hapa gjigand para, duke konfirmuar se ka një makinë shumë të shpejtë falë paraqitjes së shkëlqyer të Niko Rosberg. Piloti»»
Policia lokale në Bahrein ka konfirmuar se ka arritur të ndalojë me sukses tentativën e një sulmi terrorist gjatë Çmimit të Madh të Formula 1»»
Xhenson Baton ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës, Serxhio Perez, i ka kërkuar falje për duelin që kaloi çdo limit gjatë Çmimit të»»
Sebastian Vetel ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1, duke marrë kësisoj suksesin e dytë në këtë kampionat dhe duke çuar në»»
Niko Rosberg ka çuditur të gjithë duke siguruar pole position për Mercedes në Çmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1. Makina gjermane nuk dukej»»