Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, në një intervistë ka thënë se të gjithë lojtarët janë meritë e sukseseve të reprezentacionit të Spanjës.
A mund të mposhtet sot Barcelona? – “Ne i kemi mposhtur”.
“Sezonin e kaluar kemi pas një përvojë të keqe me Barcelonën, kur kemi humbur 5-0 në Camp Nou. Jemi rikthyer kur kemi fituar në Kupën e Mbretit dhe shumë pak na ka munguar që të triumfojmë edhe në Ligën e Kampionëve. Vitin e ardhshëm do të kemi për qëllim që të tregojmë se edhe ne mund të fitojmë tituj në fronte të ndryshme”, tha portieri aktualisht më i mirë në botë.
Portieri më i mirë në botë ka thënë se në Kombëtaren e Spanjës dominon supremacia madrilene.
Loja e reprezentacionit është lojë e Barcelonës, apo jo? – “Secili që i përcjell ndeshjet e reprezentacionit mund të konstatojë se nga vijnë këto rezultatet të mira. Nuk vijnë as nga viti 2010, 2009, po nga viti 2007 dhe 2008. Në këto vite Barcelona nuk ka dominuar, po Real Madridi. Në finalen e vitit 2008 kanë qenë vetëm tre futbollistë të Barcelonës, Xavi, Iniesta dhe Puyol. Suksesi i reprezentacionit nuk është arritur vetëm duke e falënderuar Barcelonën, po merita kanë lojtarët tjerë.
Cili është sipas jush lojtari më i mirë në botë? – “Janë dy: Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Casillas.