|
|
e Shtunë, 08 Shtator 2012 12:01 Trajneri i përfaqësueses braziliane, Mano Menezes, po bëhet gati të përballet me kritika të ashpra dhe thirrje të tjera për dorëheqje, pasi kombëtarja që ai drejton e pati shumë të vështirë të siguronte një fitore minimale 1-0 kundër Afrikës së Jugut në miqësoren e zhvilluar dje.
Hulk shënoi në pjesën e dytë të takimit për t’i dhënë pesë herë kampionëve të botës këtë sukses, por rezultati nuk kënaqi absolutisht tifozët të cilët vërshëllyen në kor kundër lojtarëve. 50 mijë tifozët e pranishëm në stadiumin Morumbi kritikuan ashpër lojën e ekipit dhe vërshëllyen edhe në momentin e shënimit të golit në minutën e 75-të të ndeshjes.
Për më tepër, ishte ekipi i Afrikës së Jugut që krijoi rastet më të mira për të shënuar në këtë sfidë, duke vënë në vështirësi portierin Diego Alvesh, i cili u detyrua të bënte disa pritje të shkëlqyera për të shpëtuar portën e tij nga gola të sigurt.
Kjo ka bërë që kritikat kundër Menezes të ashpërsohen, duke e cilësuar një trajner të dështuar, pasi i kujtojnë atij se me një kombëtare të tillë, duket e pamundur që të fitohet Botërori që organizohet në Brazil pas dy vitesh. Vazhdimi i qëndrimit të tij në stolin e Braziit është vënë në dyshim që në momentin kur kombëtarja u mund nga Meksika në finalen e Lojërave Olimpike, duke humbur për të disatën herë mundësinë për të fituar arin olimpik në futboll. (LajmeShqip.com)
Tiago Alkantara drejt Junajtid për një gabim llogaritje!
Klubi anglez është hedhur në sulm për lojtarin që ka një klauzolë largimi prej vetëm 18 milion eurosh
lexo më shumë »Reali i ofron Kristiano Ronaldos 155 milion euro
Portugezi do të përfitojë 15 milion euro në vit pa taksa, në atë që cilësohet kontrata më fitimprurëse e historisë së futbollit
lexo më shumë »Monako, 60 milion euro për El Sharaui-Boateng
Ofertë e çmendur e skuadrës franceze që kërkon dy futbollistët e Milanit
lexo më shumë »Kapelo, te PSZH për vetëm një sezon
Trajneri italian pranon të braktisë Rusinë për të drejtuar parisienët që kanë një akord me Venger për vitin 2014
lexo më shumë »Finalja e NBA shkon në ndeshjen e 7-të
LeBron Xhejms shkëlqen në një fitore spektakolare në kohën shtesë për të barazuar serinë ndaj San Antonios në rezultatin 3-3
lexo më shumë »